Harduer

ARM prezantoi çipin e parë për makinat autonome

Sep 27 2018
0 Shpërndarje
Disa prej konsumatorëve kryesorë të ARM janë Nvidia, NXP, Renesas, Samsung Harman dhe Siemens Mentor që do të prodhojnë procesorët e parë me këtë dizajn. ARM prezantoi çipin e parë për makinat autonome

Makina me sistem vetëdrejtimi kanë filluar të pushtojnë tregjet.

Në përgjigje të këtij fenomeni global, kompania Britanike e dizajnit të procesorëve ARM prezantoi linjën e parë të procesorëve të ndërtuar posaçërisht për funksionet e makinave autonome.

Me linjën e re AE, ose “Automotive Enhanced”, prodhuesit e çipeve mund të ndërotjnë procesorë për makinat autonome me funksionet më të avancuara të siguritë në rrugë.

Dizajni Cortex-A76AE është i pari në llojin e tij nga ARM dhe do të shfaqet tek makinat e para në 2020-ën.

Disa prej konsumatorëve kryesorë të ARM janë Nvidia, NXP, Renesas, Samsung Harman dhe Siemens Mentor që do të prodhojnë procesorët e parë me këtë dizajn.

Sot çipet ARM përdoren në 85% të makinave dhe sistemeve të tyre elektronike nga përbëjnë 2/3 e çipeve gjurmuese për parandalimin e aksidenteve.

Sipas ARM dizajnet e reja i përkasin arkitekturës 7 nanometër.

ARM u ble dy vite më parë nga kompania Japoneze SoftBank. Që atëherë biznesi i kompanisë është përqendruar drejt makinave autonome, IoT dhe pajisjeve industriale. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>