Intervista

Armend Nimani: Nëse e dashuron fotografinë, rezultati do të jetë mahnitës

Publikuar , 05 Korrik 2010
0
Armend Nimani: Nëse e dashuron fotografinë, rezultati do të jetë mahnitës

Këto gjëra që u thanë më lart i përshtaten mjaft mirë një fotografi dhe punës së tij, i cli padyshim që ka një rol të rëndësishëm në shoqërinë e ditëve të sotme. Armend Nimani është një fotograf 24 vejçar nga Kosova, i cili me  “armën” e tij (një aparat Nikon D3) ka arritur të fitojë shumë shpërblime anembanë botës, si fitues i çmimt “Best Photojurnalism 2010”, fitues i çmimit “Fotografia e Vitit në AFP” në vitin 2009, fitues i vendit të tretë në Kategorinë “General News”, fitues i “Granit Ex-Changes” në vitin 2007, , etj.

AFP (Agence France-Presse) është agjencioni i lajmeve ku punon Armendi, dhe natyrisht hardueri dhe softueri janë pjesë e pamohueshme e punës së tij të përditshme. Në një intervistë ekskluzive dhënë PCWorld Albanian ai ka ofruar disa këshilla profesionale për entuziastët e rinj që dëshirojnë të bëhen fotograf, dhe ka treguar për pasionin e tij të fotografimit.

PCWA: Prej nga erdhi pasioni për fotografi

Armendi: Prej se kam qenë i vogël kam pasur një simpati për aparatet, madje i kam pasur edhe si lodrat më të preferuara, pasi fillimisht kam pasur këtë mendim për to, por asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje se një ditë do të bëhem fotograf apo se do të mirrem me fotografi.

Kam qenë 16 vjeç kur kam filluar të mbaj aparat me vete gjatë gjithë kohës dhe madje edhe kur isha në shkollë, por në këtë periudhë thjeshtë më dukej si hobi sepse pëlqeja fotografinë. 

Por pas 3 viteve aty lindi dashuria me aparatin dhe me fotografinë, dhe nuk ka ndodhë asnjëherë që të dal nga shtëpia pa e marr aparatin me vete, sepse disi kisha ndjenjën se po me mungon diçka në krahë.

Pastaj fillova të punoja ngapak nëpër gazeta javore dhe ditore në Prishtinë, ku fillimisht nisa punën me gazetën Java, e më pas vazhdova për një periudhë me Express dhe më pas kalova në Lajm ku punova më shumë se 3 vjet dhe më pas u bashkova me AFP ku punoj edhe sot.

Foto: Armend Nimani

PCWA: Cili ishte aparati i parë i juaji dhe çfarë aparati posedoni tani?

Armendi: Aparati i parë që kam përdorur ka qenë aparat me film, përkatësisht ka qenë modeli Canon t90, por pas një kohe pune me film vendosa që të kalojë në digjital dhe kështu bleva edhe aparatin e parë digjital Canon 10D.

Tani kam një Nikon D3 që për mendimin tim ka shumë përparësi në krahasim me aparatet tjera me të cilat kam punuar më parë, këtë e them edhe nga aspekti profesional. Për shembull me D3 ke përparësi në ISO, me ç’rast ju mund ta përdorni me deri në 6400 ISO, gjë të cilën nuk keni mundur ta arrini me aparatet e tjera digjitale.

LEXO EDHE:  Meridian Miftari: Intervistë me Cyber Security e Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards

Gjithashtu çka vlenë të theksohet janë edhe veçoritë tjera, si për shembull që është aparat shumë i shpejtë me deri në 12 fotografi për sekond, është aparat full frame me sensor 35 mm, teknologjinë përpunuese shumë të dobishme EXPEED nga Nikon, sistemin e njohjes së sknës (SRS) të Nikon, ekran 3.0 inç, ka vende për 2 kartela të memories “compact flash”,e shumë çka tjetër.

PCWA: Cili është aparati më i mir që ke pas deri më sot dhe çfare synon ta blesh?

Armendi: Aparati më i mirë që e kom pas deri më sot është ky që e kam dhe e përdori edhe sot, përkatësisht Nikon D3-i. Nëse do të më ofrohej ndonjëherë mundësia, atëherë padyshim që do të blejë aparatin Hasselblad H4D-50 për arsye se ka sensor 36.7 x 49.1 mm, që nënkupton se madhësia e tij fizike është dy herë më e madhe se tek sensorët 35 mm, dhe gjithashtu ka edhe 50 milion megapiksel që padyshim edhe nga shifra mund të kuptohet se ofron cilësi maksimale të performancës dhe imazhit.

I vetmi problem që ka është çmimiiiii…. kushton 40.000 dollarë!

Foto: Armend Nimani

PCWA: Shumica e njerëzve nuk kanë aq të holla për aparat profesional dhe për të fotogarfuar mirë, por si do t’i këshilloje ti ata për një aparat të lirë, dhe çfarë do tu sugjeroje atyre të kenë parasysh kur blejnë një aparat.

Armendi: Në tregun tonë është problem për tu pajisur me një aparat me një çmim të arsyeshëm, por fotografëve të rinj do tu thoja apo më mirë thënë do t’i këshilloja që të mos shpenzojnë me qindra euro e ndoshta edhe mijëra për të blerë një aparat të shtrennjtë, kur mund të ndodh që ata të mos kenë as në çka ta përdorin.

Mendoj se ka shumë mënyra për të blerë një aparat që është pak më i përdorur, dhe që kushton më lirë, natyrisht kur kihet parasysh natyra e blerësit që po dëshiron të jetë fotograf. Për ata që dëshirojnë edhe më lirë, aparate për fotografi të zakonshme nëse mund ta quaj ashtu sepse për mendimin tim çdo fotografi është e veçantë në vete, atëherë ka zgjidhje edhe për ta. Prodhues si Sony, Canon, Casio, Samsung, e shumë të tjerë ofrojnë produkte të lira të këtij sektori të kamerave point-and-shoot (drejto dhe fotografo), të cilat do të ishin zgjidhje idela për këtë kategori të blerësve.

LEXO EDHE:  Agon Avdimetaj: Intervistë me Inovacionin e Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards

Dhe një gjë ta keni parasysh para se të bleni aparat… Hulumtoni paraprakisht në internet në bazë të modelit të aparatit, shikoni se çfarë thonë të tjerët për të, dhe mos u ngutni në blerje, ndoshta ka probleme apo diçka të ngjashme për atë lloj modeli që po kërkoni ju. 

Pra kërkoni sugjerimin e njerëve me më përvojë që t’ju tregojnë se çfarë po dëshironi të bleni.

Për shembull, mund të lexojnë edhe tek ueb faqja e PCWorld Albanian për aparate digjitale. Pasi jemi këtu, më duhet t’ju përgëzoj për punën sepse jeni një hap me kohën për sa i përket lajmeve nga teknologjia. Shpesh lexoj lajme tek ju në lidhje me ndonjë aparat, por gjithashtu edhe disa këshilla që po i botoni po zgjojnë interes tek unë dhe tek shumë lexues tjerë. Ndoshta do t’ju shkruaj diçka për fotografimin, ndonjë këshillë apo diçka të ngjashme, nuk i dihet….

PCWA: Por e tëra që na treguat deri më tani kishte të bënte me aparate profesionale, a nuk përdorin fotografët aparate të thjeshta?

Armendi: Jo nuk do të thoshta kështu por do si do e kemi të imponuar punën me aparata profesional për shkak se kërkohet kualitet dhe cilësi maksimale e fotografisë.

Por ka raste dhe kur përdori edhe aparate të thjeshta edhe pse jo aq shpeshë, Ende e mbaj nostaligjinë për të punuar me film dhe nganjëherë e marr apartin me film, dhe bëjë fotografime dhe më pas mirrem me përpunimin e tyre në dhomën e zhvillimit të filmit.

Por t’ju them të drejtën me angazhimet që kam nuk po gjej kohë të mirrem me zhvillimin e filmave, megjithëse është një ndjenjë shumë më e bukur dhe më tërheqëse sesa të punosh me digjital.

Mund ta paramendoni për çka e kam fjalën. Nuk është njëjtë sikur editimi me Photoshop, sikur zhvillimi i filmit. Thjeshtë këtu janë dy botë në vete, që ofrojnë ndjenja të ndryshme për një fotograf.

Dhe të mos harroj ta theksoj edhe një gjë… Nuk do të thotë që gjithsesi me pas aparat të shtrenjtë (profesional) për të qenë në gjendje për të bërë një fotografi të mirë. Nëse vërtetë e don fotografinë atëherë këtë gjë mund ta bësht edhe me një apart të thjeshtë si diçka nga Casio apo Samsung, apo ndonjë prodhues tjetër, dhe rezultati do të jetë i mirë.

LEXO EDHE:  Meridian Miftari: Intervistë me Cyber Security e Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards

Foto: Armend Nimani
PCWA: A mendoni se të gjithë kanë potencial për të qenë fotograf?

Armendi: Kohëve të fundit jam duke e vërejtur një interesim të madh për fotografinë në vendin tonë, dhe mund të them se ka vërtetë fotograf të mirë në vendin tonë, por për sa i përket pyetjes suaj se a mund të jenë të gjithë fotograf, unë do të thoja se çdo kush mund të bëhet fotograf por jo edhe gjithkush të jetë fotograf.

PWCA: Fotografët më duket se në përgjithësi më shumë preferojnë që të mos prekin me softuer fotografinë, por në rast të kundërt çka preferoni për foto editim?

Fotografinë ashtu siç e the edhe ti e dua ashtu si është, dhe në shumicën e rasteve nuk e preki fare me softuer. Por kur më duhet punoj me Adobe Photoshop sepse mendoj se është më praktik dhe ofron vegla të mjaftueshme dhe veçori të shumta për të kryer punën më shpejtë.

Ka raste kur kam më shumë kohë, përdori edhe Adobe Lightroom, i cili ka shumë shtojca (plug-in) që mund të shkarkohen apo huazohen nga fotograf të njohur nëpër botë. Këtu e kam fjalën për programe më të avancuara për editim të fotogarfive siç është edhe Capture One, por i cili ende nuk ofrohet tek ne.

PCWA: Diçka për fund…

Armendi: Puna vazhdon. Unë mundohem maksimalisht për punët që më rrethojnë. Ka raste që edhe thjeshtë për qef bëjë fotografi. Gjatë kësaj jave jam nominuar për të mar pjesë edhe në World Press Photo MasterClass, që organizohet nga World Press Photo, të shohim se çfarë do të ndodhë.

PCWA: Suksese

Armendi: Ju faleminderit edhe punë të mbarë edhe juve. Gjithashtu harrova të them një gjë: Fotograf të rinj, nëse dëshrioni të arrini që me fotografi t’i tregoni botës atë që po shohin sytë tuaj, duajeni fotografinë e duajeni aparatin, sepse në këtë formë fotografitë tuaja ndoshta do të bëjnë dikë të qaj e ndoshta dikë do ta emocionoj qa shumë sa që do të thot vet me vete, ta kisha pas këtu afër do ta përqafoja për punën që ka bërë. Por ka edhe të tillë që nuk u pëlqen fotografi juaj apo edhe ka edhe të tillë që nuk i pëlqen fotografia ime. Thjeshtë ju vazhdoni punën. Thonë kush ju kritkon ua do të mirën…Suksese.

Lajmet e fundit>