Lajmet

Arnimi i Java-s përmban dy vrima të reja

Publikuar , 20 Janar 2013
0
Arnimi i Java-s përmban dy vrima të reja

javaHulumtuesit nga Security Explorations, që është ndërmarrje për hulumtim të dobësive me bazë në Poloni, thotë që ka gjetur dy dobësi të reja në Java 7 Update 11 që mund të shfrytëzohen për të tejkaluar sandboxin e sigurisë së softuerit dhe të ekzekutojnë kod arbitrar në kompjuterë.

Oracle lëshoi të shtunën e kaluar Java 7 Update 11 si një përditësim emergjent i sigurisë në mënyrë që të bllokojë një shfrytëzim të përdorur nga kriminelët kibernetikë për të infektuar kompjuterët me maluerë.

Security Explorations konfirmoi që një tejkalim i plotë i sandboxit të sigurisë së Java-s ende mund të arrihet në Java 7 Update 11 (JRE version 1.7.0_11-b21) duke shfrytëzuar dy dobësi të zbuluara nga hulumtuesit e ndërmarrjes, tha Adam Gowdiak, i cili është themeluesi i ndërmarrjes, në një porosi gjatë të premtes dërguar tek një listë me e-mailë.

Dobësitë ishin raportuar të premten tek Oracle, së bashku me kodin e shfrytëzimit të konceptit-të-provës, tha ai.

Sipas politikës së Security Explorations, hollësitë teknike rreth dobësive nuk do të publikohen derisa të bëhet një arnim i tyre. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Çipet e reja Samsung i bëjnë telefonët më të shpejtë se laptopët

Tags >

Java
Lajmet e fundit>