Blog

Arrestohet 20 vjeçari në Kanada, po flinte në makinën Tesla me shpejtësi 150km/h

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Shtator 2020
0
Kur policia ndezi dritat e emergjencës, makinat e tjera i hapën rrugën ndërsa Tesla Model S rriti shpejtësinë. Arrestohet 20 vjeçari në Kanada, po flinte në makinën Tesla me shpejtësi 150km/h

Një djalosh në Kanada është arrestuar ndërsa po drejtonte makinën e tij Tesla me shpejtë 150 km/h dhe në të njëjtën kohë po bënte një sy gjumë.

Polica tha se dy ndenjëset e përparme ishin të shtrira dhe shoferi së bashku me pasagjerin ishin në gjumë.

Kur policia ndezi dritat e emergjencës, makinat e tjera i hapën rrugën ndërsa Tesla Model S rriti shpejtësinë.

20 vjeçari nga Kolumbia Britanike do të dalë përballë gjykatës në Dhjetor. Fillimisht ai u arrestua për shpejtësi të lartë dhe u hoq patenta për 24 orë por në fund u akuzua për drejtim të rrezikshëm.

Makinat Tesla aktualisht operojnë në autopilot të Nivelit 2 që kërkon që drejtuesi të mbetet i gatshëm me duart në timon për të reaguar.

Themeluesi i Tesla Elon Musk ishte shprehur se mkainat e tij do të jenë plotësisht autonome drejt fundit të vitit duke kërkuar shumë pak ndërhyrjen e shoferit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjermania thotë se pretendimet e Tesla për një autopilot janë të pavërteta

Tags >

Tesla