Lajmet

Arrestohet banda e prostitucionit on-line në Tiranë

Feb 23 2018
0 Shpërndarje
Sipas, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë veprime të tilla në internet dhe me pagesë konsiderohen vepër penale. Arrestohet banda e prostitucionit on-line në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar shkatërrimin e një organizate kriminale të përfshirë në prostitucion online. Dy persona u arrestuan, dy persona u shpallën në kërkim, dhe shtatë persona të tjerë po procedohen në gjendje të lirë, nën akuzën e “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Organizata kriminale në fjalë punësonte vajza duke i bindur të shfaqeshin para një telekamere dhe të kryenin me kërkesë të klientave lojra erotike, dhe pagesa bëhej me kartë krediti në faqen e internetit.

Sipas, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë veprime të tilla në internet dhe me pagesë konsiderohen vepër penale.

Baza ishte në zonën e Don Boskos në Tiranë. Në pranga ranë 2 tutorë, 7 vajza po hetohen në gjendje të lirë dhe 2 të tjera u shpallën në kërkim. të arrestuar janë Anushe Ll. dhe Met Tali. Report Tv zbardh detaje të reja për operacionin.

Banesa ku zhvillohej aktiviteti ndodhej tek zona e “Don Boskos” në një apartament të marrë me qira në katin e tretë. 25-vjeçarja Anushe Ll. nxirrte njoftim në faqet online që ofrojnë punë për vajza nga 18-30 vjeç. Në njoftim nuk thuhej puna por ofrohej pagë e kënaqshme deri në një mijë euro. Pasi kontaktonin në telefon bënin një intervistë pune ku gradualisht vajzat instruktoheshin për prostitucion online.

Tags >

haker
Lajmet e fundit>