Lajmet

Arrestohet në Kanada operatori i dyshuar i ransomware famëkeq LockBit

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Nëntor 2022
Agjencia policore Evropiane shtoi se ai ishte përpjekur të shantazhonte viktimat duke kërkuar mes 5 deri në 70 milionë dollarë. Arrestohet në Kanada operatori i dyshuar i ransomware famëkeq LockBit

Një burrë me shtetësi të dyfishtë, Ruse dhe Kanadeze, i cili dyshohet se është pjesë e grupit të ransomware LockBit është arrestuar për përfshirje në sulme të koordinuar ndaj infrastrukturave kritike dhe grupeve të mëdha industriale në mbarë botën.

33 vjeçari Mikhai Vasiliev u arrestua në Ontaria të Kanadasë më 26 Tetor pas një hetimi nga Xhandarmëria Franceze me ndihmën e Njësisë së Krimit Kibernetik të Europol, FBI-së, dhe Policisë Kanadeze.

Gjatë arrestimit policia konfiskoi 32 hardisqe dhe 400 mijë euro në kriptomonedha tha Europol.

Arrestimi vjen pas veprimeve të ngjashme të ndërmarra në Ukrainë në Tetor të vitit të kaluar falë një operacioni ndërkombëtar të agjencive ligjzbatuese dhe që përfundoi me arrestimin e dy individëve.

Europol thotë se Vasiliev, i përshkruar si një prej operatorëve më famëkeq të ransomware, ishte një prej objektivave të profilit të lartë për shkak të përfshirjes së tij në disa sulme ransomware.

Agjencia policore Evropiane shtoi se ai ishte përpjekur të shantazhonte viktimat duke kërkuar mes 5 deri në 70 milionë dollarë.

Në një deklaratë më vete Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se LockBit kishte zënë re afro 1 mijë viktima vetëm në SHBA dhe marrë prej tyre dhjetëra miliona dollarë për tu rikthyer aksesin në të dhënat e tyre.

Vasiliev është duke pritur ekstradimin në SHBA ku ai akuzohet për konspiracion për dëmtime rrjetesh kompjuterike të mbrojtura dhe shantazh.

“Arrestimi i suksesshëm i ditës së djeshme tregon aftësinë tonë për të mbajtur dhe aplikuar presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarëve tanë,” tha Zëvendës Drejtori i FBI-së Paul Abbate.

Brett Callow, një ekspert ransomware pranë Emsisoft, tha se arrestimi i Vasiliev mund të shënojë fundin e ransomware-t LockBit ndërsa kriminelët kibernetikë do të humbasin besimin në integritetin e këtyre operacioneve.

LEXO EDHE:  Zvicra “e frikësuar” në fushën e dixhitalizimit: Ajo që po ndodh në Kinë dhe SHBA na trembë

Vasiliev mund të çojë në zbulimin e anëtarëve të tjerë të grupit nëse bashkëpunon me drejtësinë. Edhe pse shënjestrat e LockBit nuk u bënë publike nga Europol, përfshirja e Francës mund të jetë për shkak të një sulmi të fundit ndaj grupit Francez të mbrojtjes Thales.

LockBit, një ransomware i famshëm, mendohet të jetë përdorur në sulme ndaj Foxconn, kompanisë Britanik të shërbimeve shëndetësore Advanced dhe gjigantit IT Accenture.

LockBit gjithashtu pretendon se ka publikuar 40TB të dhëna të vjedhura nga gjiganti Gjerman Continental me të dhënat të cilat sugjerojnë se banda ka aksesuar dokumente teknike dhe kodin burimor. /PCWorld Albanian