Blog

Arrestohet një gazetare në Filipine për “shpifje kibernetike”

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Shkurt 2019
0
Maria Ressa akuzohet për “shpifje kibernetike” për aferat korruptive të një biznesmi dhe gazetari. Arrestohet një gazetare në Filipine për “shpifje kibernetike”

CEO e Rappler, një media online kritike nga qeverisë së Filipineve është arrestuar ditën e sotme në Manila.

Maria Ressa akuzohet për “shpifje kibernetike” për aferat korruptive të një biznesmeni dhe gazetari.

Avokatët e lirisë së shtypit e shohin këtë si përpjekje nga qeveria për të heshtur zërat kritikë.

Presidenti Rodrigo Duerte ka thënë se akuzat ndaj saj nuk kanë sfond politik. Media e  Maria Ressa konsiderohet si “fake news” nga Duerte.

Akuzat kanë të bëjnë me një raport të publikuar në vitin 2012. Rappler është themeluar nga Ressa në 2012 së bashku me tre gazetarë të tjerë.

Që atëherë puna e saj me gazetarinë investigative ka tronditur opinionin publik në Filipine. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Turqia do të mbikëqyrë të gjitha përmbajtjet online, rriten shqetësimet për censurë

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>