Lajmet

Arrestohet një haker Ukrainas që dëshironte të shiste 773 milionë adresa të vjedhura e-mail

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Maj 2020
0
Zyrtarët thanë se kjo databazë kishte madhësi prej 87 GB dhe ishte vetëm një fraksion i të dhënave që Sanix kishte grumbulluar. Arrestohet një haker Ukrainas që dëshironte të shiste 773 milionë adresa të vjedhura e-mail

Ditën e Marte autoritetet Ukrainas thanë se kanë arrestuar një haker të njohur si Sanix i cili bëri kërdinë vitin e kaluar u u shpreh të gatshëm të shiste një databazë me 773 milionë adresa e-mail-i dhe 21 fjalëkalime unike.

Zyrtarët thanë se kjo databazë kishte madhësi prej 87 GB dhe ishte vetëm një fraksion i të dhënave që Sanix kishte grumbulluar.

Ai pretendonte se ka databaza të tjera me informacione personale dhe financiare të qytetarëve Evropianë dhe Amerikanë. Të dhënat përmbanin e-mail-e, kode PIN, e-portofolë të kriptomonedhave, llogari PayPal dhe informacione rreth kompjuterëve të hakuar për tu shërbyer botnetëve në sulme DDoS.

Të dhënat e grumbulluara prej Sanix shumica ishin një kombinim i sulmeve të profilit të lartë. Por këtë muaj u raportua se Sanix po u shiste akses universiteteve si dhe VPN të kompromentuara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  I pasionuar pas sigurisë kibernetike gati të provoni aftësitë tuaja? Komuniteti Virtual XOR organizon Sfidën Kibernetike #XORCTF2020