Siguri

Arrestohet slloveni i dyshur për kijimin e “Mariposa Botnet”

Publikuar , 28 Korrik 2010
0
Arrestohet slloveni i dyshur për kijimin e “Mariposa Botnet”

I dyshuari, 23 vjeçari slloven i identifikuar vetëm si “Iserdo”, ishte arrestuar gjatë javës që shkoi nga Policia sllovene, FBI, Policia Kriminalistike Sllovene dhe Guradia Civil e Spanjës. Tre të dyshuarit, operuesit e Mariposa Botnet, Florencio Carro Ruiz, Jonathan Pazos Rivera dhe Juan Jose Bellido Rios, ishin arrestuar në Spanjë në shkurt të këtij viti dhe janë duke u përballur me ndjekje penale për krime kompjuterike.

Një botnet ëstë një rrjet i kompjuterëve të infektuar me malware që mund të kontrollohet prej së largu dhe përdoret për të kryer sulme dhe operacione tjera. Mariposa Botnet ishte dizajnuar që të vjedh të dhëna nga kartelat kreditore, fjalëkalimet për shfrytëzim bankar online, informacione llogarish për faqe të rrjeteve sociale dhe infromata tjera të ndieshme. Ai gjithashtu ishte përdorur pë të shëprndarë viruse dhe për të lansuar sulme DoS, përmes të cilave server të ueb faqeve mbingarkohen me vizita të të njëjtës kohë nga kompjtuerë të infektuar.

Në kohën e arresitmit në Spanjë, zyrtarë policor theksuan se botneti ka infektuar kompjuterë të shumtë anembanë botës në shtëpi, universitete, banka, agjencione qeveritare dhe kompani, duke përfshirë edhe kompani të mëdha në SHBA.

FBI deklaroi se arresitmi ishte rezultat i një hetimi dyvjeçar të përbashkët mbi Mariposa Botnet, i cili mund të ketë infektuar 8 deri në 12 milion kompjuterë anembanë botës. Sipas FBI, Mariposa Botnet ishte krijuar përmes një virusi kompjuterik nga slloveni i arrestuar, një virus që njihet si “Butterfly Bot”.

“Në dy vitet e fundit, softueri i përdorur për të krijuar Mariposa Botnet është shitur tek qindra kriminel tjerë, duke e bërë në këtë mënyrë një prej më të ndytve në botë” tha drejtori i FBI, Robert Mueller.

LEXO EDHE:  Italia në alarm, një sulm kibernetik vjedh adresat e e-mail-it të gjykatësve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit

Autoritetet nuk ofruan ndonjë shifër sesa të holla mund të jenë vjedhur duke përdorur Mariposa Botnet, por ekspertët e sigurisë thonë se vetëm largimi i virusit nga kompjtuerët e infektuar mund të kushtojë me miliona dollarë.

Mariposa Botnet ishte fikur në dhjetor përmes një operacioni të përbashkët mes Policisë Spanjolle, FBI-së dhe dy kompanive private të sigurisë, Intelegjencën Mbrojtëse të Kanadasë dhe Sigurinë Panda të Spanjës. Mariposa Botnet ishte detektuar për herë të parë në maj të vitit 2009 nga Intelegjenca e Mbrojtjes që më pas njofti FBI-në.

Policia spanjolle theksoi se ishte aq i madh sa që do të mund të ishte përdorur për të “kryer cyber-sulme terroriste të cilat mund të ishin edhe më të mëdha sesa ato të bëra ndaj Estonisë apo Gjeorgjisë”.

Estonia ka përjetuar një sulme masive DoS në vitin 2007, kurse ueb faqet e Gjeorgjisë përjetuan sulme të ngjashme një vit më vonë. Në të dy rastet sulmet patën koincidencë me tensionet diplomatike mes dy shteteve dhe Rusisë.

Lajmet e fundit>