Lajmet

Arsyeja pse Facebook, Instagram dhe WhatsApp ishin jashtë shërbimi për 14 orë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Mars 2019
0
Facebook pranoi publikisht ditën e djeshme në një cicërimë ekzistencën e problemeve. Por me shpejtësi mohoi spekulimet se ndërprerja erdhi nga një sulm DDoS. Arsyeja pse Facebook, Instagram dhe WhatsApp ishin jashtë shërbimi për 14 orë

Facebook dhe Instagram ishin offline përgjatë gjithë ditës së Mërkure dhe tashmë kemi përgjigjen pse. Sipas Facebook, ndërprerja ishte si rezultat i një ndryshimi konfigurimi në servera.

Rrjeti social tha se problemi është adresuar dhe të gjitha produktet dhe shërbimet janë të aksesueshme përsëri. “Ju kërkojmë thellësisht ndjesë për ndërprerjen e shërbimit dhe vlerësojmë durimin e të gjithëve,” tha kompania.

Ndërprerja që preku jo vetëm shërbimin e Facebook por edhe aplikacionet Instagram dhe WhatsApp, zgjati për pothuajse 14 orë sipas CNN.

DownDetector, një uebsajt i cili lejon përdoruesit të raportojnë kur një shërbim është i paaksesueshëm online u përmbyt nga raportime. Sajti merrte mijëra raportime në orë nga mbarë bota.

Facebook pranoi publikisht ditën e djeshme në një cicërimë ekzistencën e problemeve. Por me shpejtësi mohoi spekulimet se ndërprerja erdhi nga një sulm DDoS.

Instagram konfirmoi në rrjetin social Twitter se ishte kthyer online mëngjesin e së Enjtes. Blackout të tilla janë të rralla për Facebook por që është i dyti në pak muaj.

Në Nëntor pati probleme të ngjashme duke bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Atëherë kompania tha se problemet erdhën nga një testim rutinë që po u bëhej serverëve të rrjetit social. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Për 14 vite Google ka ruajtur miliona fjalëkalime në tekst të lexueshëm

Lajmet e fundit>