Analiza

Arsyeja pse konsumatorët po distancohen nga smartfonët e shtrenjtë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Dhjetor 2019
0
Por me smartfonët që fituan tipare të avancuara, u rrit edhe kostoja e tyre si ekrane pa korniza dhe teknologji për njohjen e fytyrës. Arsyeja pse konsumatorët po distancohen nga smartfonët e shtrenjtë

Smartfoni më i shitur në botë për 2019-ën nuk ishe një Samsung por një iPhone. Modeli iPhone XR, i cili është smartfoni më pak i kushtueshëm i 2018-ës prodhuar nga Apple, sot shitet për 600 dollarë.

Që prej tre mujorit të fundit të 2018-ës, iPhone XR është telefoni më i shitur zbulon një raport i Counterpoint.

Shitjet e iPhone XR gjithashtu përbënin çerekun e shitjeve të smartfonëve të Apple gjatë tre mujorit të katërt të 2019-ës.

Por nuk është vetëm varianti buxhetor i Apple që u shit shumë. Edhe seritë buxhetore Galaxy A nga Samsung u renditën ndër më të shiturit.

Një arsye pse telefonët buxhetorë po shiten më tepër është se kanë filluar të adoptojnë tipare dhe cilësi premium të flashipëve. Konkretisht Galaxy A50 është një smartfon 350 dollarësh me ekran pa korniza dhe tre kamera të pasme.

Ngjashëm iPhone 11 ka ekran thuajse pa skaje, kamër me kënd të gjerë dhe procesorin e njëjtë me modelet Pro.

Fakti se kaq shumë pajisje të rangut të mesëm po rënditen ndër më të mirët në botë është një tjetër provë se njerëzit nuk janë të gatshëm të paguajnë 1,000 dollarë për një smartfon.

Samsung Galaxy S10 fillon nga 900 dollarë ndërsa iPhone 11 Pro nga 1,000 dollarë. Google Pixel 4 nga 800 dollarë dhe LG G8 ThinQ nga 850 dollarë.

Në Shtetet e Bashkuara vetëm 10% e njerëzve janë duke paguar 1,000 dollarë për një smartfon. Por situata nuk ka qenë e njëjtë disa vite më parë. iPhone 7 lançuar në 2016-ën kushtonte 650 dollarë modeli standard dhe 770 dollarë modeli Plus.

Por me smartfonët që fituan tipare të avancuara, u rrit edhe kostoja e tyre si ekrane pa korniza dhe teknologji për njohjen e fytyrës.

LEXO EDHE:  Shitjet e smartfonëve pësojnë rritje për herë të parë në 2 vite

Kompania kanë filluar të kuptojnë. Vitin e kaluar Apple, Samsung dhe Google sollën modele buxhetore të flagshipëve të tyre. Apple lançoi iPhone XR në 2018 dhe iPhone 11 në 2019. Google prezantoi Pixel 3a në Maj për 400 dollarë ndërsa Samsung shiti Galaxy S10e krahas Galaxy S10 në Shkurt.

Debutime të tilla janë parë si përpjekje për të motivuar konsumatorët për të hedhur tutje smartfonit e vjetër dhe blerë një smartfon të ri. /PCWorld Albanian