Lajmet

Arsyeja pse Microsoft Edge mund të bëhet shfletuesi juaj i preferuar

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Shtator 2020
0
Sipas një raporti opsioni quhet “Web Capture” dhe është i ndërtuar në shfletues. Siç edhe emri sugjeron, përdoruesit mund të bëjnë screenshot të uebsajteve që po shfletojnë. Arsyeja pse Microsoft Edge mund të bëhet shfletuesi juaj i preferuar

Shfletuesi Edge i Microsoft mund të jetë i bazuar në kodin e Chromium, por do të pajiset me shumë veçori të cilat do ta bëjnë më miqësor me përdoruesit se Google Chrome.

Së shpejti Microsoft do të sjellë një tjetër opsion të rëndësishëm i cili do ta bëjë Edge shfletuesin tuaj të preferuar.

Sipas një raporti opsioni quhet “Web Capture” dhe është i ndërtuar në shfletues. Siç edhe emri sugjeron, përdoruesit mund të bëjnë screenshot të uebsajteve që po shfletojnë.

Menjëherë pasi bëjnë screenshot, përdoruesit do të mund ta shohin, ta ruajnë dhe shpërndajnë menjëherë nëse dëshirojnë. Edhe pse Windows ka një mjet të tillë quajtur “snipping tool”, të kesh një opsion aty ku të duhet do ti japë shfletuesit Edge një avantazh të qartë ndaj rivalëve.

Shfletuesi Edge në Chromium është tentativa e radhës e Microsoft për të ndërtuar një shfletues të denjë. Kompania ka tërhequr mbështetjen për Internet Explorer dhe shfletuesin e vjetër Edge ndërsa Edge i ri me të njëjtin kod që ka edhe Chrome është bërë shfletuesi i dytë më popullor duke parakaluar Firefox. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Plani i Google për të rritur jetëgjatësinë e baterisë të smartfonëve tanë