Blog

Arsyeja pse nuk duhet tu besoni artikujve në Facebook që flasin për shëndetin

Publikuar , 05 Shkurt 2019
0
Shtatë nga 10 artikujt më të shpërndarë në Facebook në 2018-ën për shëndetin kanë informacione të rreme. Arsyeja pse nuk duhet tu besoni artikujve në Facebook që flasin për shëndetin

Beteja e Facebook me lajmet e rreme shkon përtej botës së politikës. Sipas sajtit të kontrollit të fakteve Health Feedback, shtatë nga 10 artikujt më të shpërndarë në Facebook në 2018-ën për shëndetin kanë informacione të rreme.

Artikujt me informacion të pavërtetë janë shpërndarë mbi 12.3 milion herë ndërsa artikujt e saktë 11 milion herë.

Hulumtuesit i realizuar nga Health Feedback analizoi kryesisht artikujt nga gazeta të shquara dhe kjo e bën situatën edhe më shqetësuese. Temat kryesore ishin rreth sëmundjeve, trajtimeve, ushqimit dhe vaksinave.

Çuditërisht artikujt të cilat kishin në vëmendje vaksinat ishin të sakta në pjesën më të madhe të tyre. Ishin artikujt që flisnin rreth ushqimit që përmbanin informacione të rreme.

Nga 100 artikujt e studiuar, 45% përmbanin informacione të sakta dhe 35% përmbanin informacione të rreme.

Mbase ka ardhur koha që media sociale të kthejë vështrimin drejt artikujve që flasin për shëndetin të cilat nuk dëmtojnë diskurin politik por mund të çojnë në dëmtimin e fizik të njerëzve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Calendar vs Apple Calendar, cili udhëheq?

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>