Harduer

Arsyeja pse telefonët OnePlus nuk kanë teknologjinë e karikimit wireless

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Shkurt 2019
0
Problemi me këtë teknologji gjithashtu është se në të vërtetë nuk është wireless. Sepse ende ju duhet të keni një kabëll apo një pajisje. Arsyeja pse telefonët OnePlus nuk kanë teknologjinë e karikimit wireless

E shndërruar tashmë në një traditë, CEO i OnePlus Pete Lau zbuloi detajet e para të flagshipit të kompanisë One Plus 7 përpara debutimit.

Në një intervistë për CNET në MWC, Lau konfirmoi se telefoni nuk do të ketë karikim wireless. Arsyeja? Teknologjia e karikimit wireless nuk është mjaftueshëm e shpejtë.

Ai tha se karikimi me kabëll i OnePlus aktualisht është ndër më të shpejtët në botë. Asnjë prej telefonëve më mëparshëm të kompanisë nuk ka pasur teknologjinë në fjalë dhe tashmë e dimë pse.

Është një vendim interesant për kompaninë rivalët e të cilës si Samsung dhe Apple kanë zgjedhur ta adoptojnë karikimin wireless. Madje tek telefonët Samsung funksioni është më i avancuar se kaq për shkak se Galaxy S10 mund të karikojë aksesorët.

Megjithatë është lajm i mirë që një kompani të mos integrojë teknologji inferiore edhe pse të reja thjeshtë për të konkurruar me rivalët.

Ashtu si telefonët me ekran me palosje të cilët konceptualisht janë më tepër emocion sesa realitet, karkimi wireless duket i dobishëm kur imagjinohet.

Problemi me këtë teknologji gjithashtu është se në të vërtetë nuk është wireless. Sepse ende ju duhet të keni një kabëll apo një pajisje.

Ka kompani të cilat janë në kërkim të karikimit wireless të vërtetë por teknologjia është në fazat e para. Nëse OnePlus po punon për të sjellë një model të tillë, atëherë me të vërtetë ja vlen të presësh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefonët rinj Xiaomi Mi CC u dedikohen të rinjve

Tags >

OnePlus
Lajmet e fundit>