Blog

Arta Shehu Zaimi fiton medaljen e artë në Start-up Games organizuar në kuadër të Samitit të Ballkanit Perendimor në Londër

Publikuar , 09 Korrik 2018
0
Fokusi i JCoders është në arsim, ekipi përbëhet nga persona të kualifikuar dhe me eksperiencë të thekësuar në programim, si dhe të aprovuar si edukator në fushën e programimit. Arta Shehu Zaimi fiton medaljen e artë në Start-up Games organizuar në kuadër të Samitit të Ballkanit Perendimor në Londër

Në Start-up Games organizuar në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër, themeluesja e Akademisë JCoders, Arta Shehu Zaimi mori medaljen e artë.

Në këtë garë morën pjesë mëse 20 startup nga industri të ndryshme si ajo e dronëve, aviacionit, edukimit dhe fintech.

Arta Shehu Zaimi ishte finaliste në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards në kategorinë Femra e Vitit.

Një vit më parë nxënësit e Akademisë JCoders do të rrëmbenin çmimin Ylli në Ngritje në edicionin e pestë.

jCoders është themeluar në korrik te vitit 2015, dhe filloi punën me fëmijët e parë në nëntor të të njëjtit vit.

Ai është institucioni i parë i akredituar nga AKK dhe MASHT i cili filloj të ndërtoj bazën e njohurisë teknologjike për të rinjtë shqiptar duke i hap dyert për fëmijët nga mosha 8.

Fokusi i JCoders është në arsim, ekipi përbëhet nga persona të kualifikuar dhe me eksperiencë të theksuar në programim, si dhe të aprovuar si edukator në fushën e programimit.

LabBox fiton medaljen e arte ne Startup Games

YES! Sapo fituam medaljen e artë me LabBox në Startup Games në Londër, garë e cila po mbahet në kuadër të Western Balkans Summit!Fitimi i këtij çmimi hap rrugë të reja jo vetëm për LabBox, po edhe për zhvillimin e rinisë dhe ndërmarrësisë në shtetin tonë.Jemi jashtë mase falënderues ndaj ekipit tonë, e po ashtu faleminderit Innovation Centre Kosovo dhe British Embassy, Pristina për përkrahjen.Do vazhdojmë të punojmë pandalshëm që t'i fuqizojmë të rinjtë tanë dhe të krijojmë një të ardhme sa më të mirë për ta!

Posted by Akademia jCoders on Monday, 9 July 2018

Arta fitoi medaljen e Artë LabBox.

LEXO EDHE:  Hakohet bursa Japoneze Zaif, humbet 60 milion dollarë monedha kriptografike

Samiti i Ballkanit Perëndimor i cili do të kulmojmë më 10 Korrik në Londër synon të sjellë afër liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerët Evropian për të forcuar bashkëpunimin në siguri, për të rritur stabilitetin ekonomik dhe inkurajuar bashkëpunimin politik.

Aktiviteti WB Start-up Games mbahet paralelisht me Samitin dhe ka në fokus promovimin e talenteve kreative dhe sipërmarrësi në këtë rajon. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>