Harduer

Artisti Anthony Antonellis krijon tatuazhin dixhital

Publikuar , 27 Gusht 2013
0
Artisti Anthony Antonellis krijon tatuazhin dixhital

tatuazh digjitalTatuazhet janë imazhe të vizatuara thellë në lëkurën tuaj, por teknologjia më e re do ti vizatojë ato edhe më thellë.

Artisti Anthony Antonellis praktikoi një procesor RFID në dorën e tij, duke krijuar atë që do të mund të quhet tatuazhi i parë dixhital.

Procesori ruan 1KB të dhënash dhe gjeneron imazhe në .GIF që mund të shihen vetëm me smartfon. E ngjashme me një disket, përmbajtja në procesor mund të hiqet dhe të zëvendësohet me një imazh tjetër, por që të ketë madhësi jo më shumë se 1KB.

Çipi i integruar në dorën e artistit ka një madhësi jo më të madhe se një kokërr orizi. Projekti ka si qëllim prezantimin e një forme të re të bërit art, një mënyre të re për ta parë dhe për ta ruajtur. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Tirana me një hapësirë të re të inovacionit dhe robotikës, Kryebashkiaku Veliaj premton një buxhet të veçantë për këto nisma

Lajmet e fundit>