Analiza

Asistentë të volitshëm për Firefox dhe Windows

Publikuar , 06 Tetor 2009
0
Asistentë të volitshëm për Firefox dhe Windows

Një program gjen arsyet prapa famëkeqit Blue Screen Of Death, kurse i treti shton mjetet e disponueshme në mouseover për menaxhim më të mirë të fajleve. Secili prej tyre është pa pagesë, duke i bërë akoma më të mirë.
Privatësi më e mirë
Shtesa e Firefox, Better Privacy, mund të shmangë cookie-t flash, të cilat cenojnë privatësinë tuaj. Këto gjithashtu njihen si local shareo objects (LSO), të cilat shumë faqe web i përdorin për të plotësuar cookie-t e tyre HTTP, përfshirë ruajtjen e preferencave dhe gjurmimin se nga ku lundroni, por për to nuk mund të përdorni funksionet elementare të shfletuesit ashtu si bëni me cookie-t normale. Better Privacy detekton automatikisht vendndodhjen e LSO-ve në hard diskun tuaj dhe mund të vendosni t’i fshini ato automatikisht kur mbyllni shfletuesin apo pas një kohe të caktuar. Në vendosjen standarde, aplikacioni tregon një pop-up të vogël përpara se të kryejë çdo veprim.
Nëse jeni i shqetësuar për privatësinë tuaj online dhe përdorni Firefox, atëherë do ju duhet Better Privacy. find.pcworld.com/63668.

BlueScreenView
Patjetër që do të keni parë një Blue Screen Of Death. Shkaku mund të jetë thjesht një drajver i gabuar dhe kompjuteri juaj do të rindizet me politesë. Apo mund të jetë diçka më serioze, si një problem në nivel hardueri. Sidoqoftë, kjo është një shenjë e paqëndrueshmërisë së sistemit. Por BSOD-ja është zakonisht kriptike dhe meqë Windows zakonisht rindizet automatikisht brenda një kohe fare të shkurtër – pa siguruar se nuk do të hasni përsëri në të njëjtin problem – ju duhet ndihma analitike e Bluescreenview.
BSV hap, paraqet dhe interpreton të dhënat që Windows ruan në fajlet minidump (.dmp), të cilat zakonisht ndodhen në C:\Windows\mini pas një BSOD-je. Pasi e keni drejtuar BSV në skedarin minidump (thjesht mund t’i tërhiqni e t’i hidhni fajlet apo t’i hapni me programin), do të mund të shikoni saktësisht programet dhe DLL-të e përfshira në crash, të gjitha DLL-të aktive në atë moment si dhe një BSOD të simuluar. Informacioni i ndihmon përdoruesit më ekspertë të diagnostikojnë shkakun e një crash-i në një kohë rekord. Ndërkohë që përdoruesit më pak praktikë mund të drejtohen tek një mik më ekspert me telefon për një analizë të shpejtë të problemit find.pcworld.com/63666.

LEXO EDHE:  Shitjet e kompjuterëve personalë vijojnë në pikiatë

Infotag Magic
Infotag Magic është një zgjerim i shell-it i cili thjeshton lundrimin midis dokumenteve – sidomos atyre të muzikës – në PC-në tuaj. Ai përmirëson menytë shpesh të padobishme tooltip (kuadratet e bardha të cilat shfaqen kur kaloni kursorin mbi një fajl) me informacione të mëtejshme, në mënyrë që të dini më shumë për një fajl pa pasur nevojë ta hapni atë. Nëse nuk e keni problem të gjeni dokumentin e saktë në Windows, Infotag mbase nuk mund të bëjë shumë për ju. Por nëse punoni gjerësisht me fajle muzike apo keni shumë tekste të shpërndara në sistem, ky mund të jetë një program shumë i dobishëm. find.pcworld.com/63665

 

Lajmet e fundit>