Lajmet

Asistenti dixhital i Microsoft Cortana i disponueshëm në disa shtete të reja

Publikuar , 05 Dhjetor 2014
0
Asistenti dixhital i Microsoft Cortana i disponueshëm në disa shtete të reja

cortanawp811_640.0Microsoft po sjell asistentin dixhital Cortana në një numër shtetesh të reja ditën e sotme. Përdoruesit e Windows Phone në Francë, Itali, Gjermani, dhe Spanjë do të jenë në gjendje të aksesojnë versionin Alpha të Cortana së bashku me disa veçori të reja që janë të disponueshme në Britani dhe Kinë. Microsoft po sjell një përditësim në programin Windows Phone Developer Preview për të aktivizuar gjuhë të tjera shtesë për Cortana.

“Alpha do të thotë se Cortana është një risi në këto shtete” shpjegon Marcus Ash. “Shumica e veçorive në versionin beta janë të disponueshme edhe në Alpha, por disa po mungojnë ose do të vijnë së shpejti”.

Veçori të tilla si gjurmimi i fluturimeve nuk do të jenë të disponueshme për momentin dhe të dhënat tranzit janë të limituara vetëm në qytetet e mëdha. Microsoft nuk ka zbuluar akoma veçori të tilla si për shembull “Sa vjeç është PCWorld”, por kompania thotë se do të aktivizojë këtë së shpejti.

Cortana do të tregojë edhe të dhëna për evenimentet e futbollit Europian, si dhe shaka të ndryshme. Tashmë Cortana mund të pyetet nëse i pëlqen festat e fundvitit dhe çfarë dhurate do të dëshironte me rastin e këtyre festave. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ndërtimi i fundit eksperimental i Windows 10-ës fokusohet tek kërkimi

Lajmet e fundit>