Lajmet

Asistenti virtual Cortana i Microsoft-it nuk i ndihmon fëmijët

Publikuar , 28 Prill 2014
0
Asistenti virtual Cortana i Microsoft-it nuk i ndihmon fëmijët

2517347-9230726462-24485Asistenti virtual që aktivizohet me zë, Cortana, për Windows Phone 8.1 i emërtuar sipas karakterit të lojës Halo, nuk “flet” me fëmijë. Sikur Siri në iPhone, njohësi i zërit Cortana iu mundëson përdoruesve që t’i parashtrojnë pyetje dhe të kryejnë detyra të caktuara.

Cortana po ashtu grumbullon të dhëna nga përdoruesit gjatë procesit që të përmirësojë përvojën me kalimin e kohës, duke nënkuptuar që ky mjet mund të jetë subjekt i Aktit për Mbrojtjen e Privatësisë së Fëmijëve Online në SHBA (COPPA).

Rregullat e COPPA-s sigurojnë që fëmijët nën moshën 13 vjeçare nuk mund të shpërndajnë informacionet online pa aprovimin e njërit prind. Sipas CNET, deri tani Cortana nuk ka ndonjë kontrollues prindëror, kështu që nëse jeni listuar si më i vogël se 13 vjeçar në llogarinë tuaj në Microsoft dhe përpiqeni që ta shfrytëzoni Cortana-n, kjo ndihmëse do të përgjigjet, “Më vjen keq, ju duhet të jeni më i moshuar që të mund të ju ndihmojë.”

Cortana për momentin është në dispozicion në fazën testuese beta për zhvilluesit në Windows Phone 8.1. mbështetja për pajisjet e tjera të kompanisë Microsoft si kompjuterët me Windows dhe konzollat Xbox me gjasë do të vijë më vonë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft konfirmon datën e daljes në shitje të HoloLens 2

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>