Vëzhgim

Ask.com nxitë përdoruesit që të pyesin njëri-tjetrin

Publikuar , 27 Korrik 2010
0
Ask.com nxitë përdoruesit që të pyesin njëri-tjetrin

Ask tani është duke ndërtuar një komunitet të përdoruesve që pyesin dhe përgjigjen pyetje, gjersa në anën tjetër do të vazhdojë të përdorë teknologjinë e saj për të gjetur dhe renditur pyetjet në ueb. Përgjigjet nga të dy burimet do të paraqiten në rezultatet e faqes së Ask.

Por dihet se kjo nuk është ndonjë lloj risie për të dërguar pyetje tek individ online. Yahoo Answers ka bërë këtë punë për vite me radhë dhe Ask veçse ka veçorinë “Ask Answers” që u ofron përdoruesve përgjigje nga “ekspert” dhe përreth uebit.

Por shërbime më të reja si Aardwark dhe Quora kanë ndihmuar në rindezjen e kësaj fushe: Gjiganti kërkues Google, që veçse ka përdorur një shërbim ku hulumtues me pagesë u kanë dhënë përgjigje pyetjeve nga përdorues me pagesë, shikon më shumë premtime në Q&A me bazë në komunitet, dhe si rrjedhojë e kësaj ka blerë Aardwark në shkurt të këtij viti.

Presidenti i rrjetit Ask Scott Garell tha se faqja e tij është duke u koncentruar më shumë në Q&A për shkak se mund të jetë vështirë të gjinden përgjigje të mira ndaj pyetjeve që janë më të ndjeshme në kohë, objektive dhe komplekse duke përdorur një motor kërkues më të zakonshëm si Google.

Shpresat e kësaj faqeje janë se me kalimin e kohës do t’u ofrojë përdoruesve pyetje dhe përgjigje që ata po kërkojnë gjatë 90 për qind të kohës. Pjesë të rëndësishme do të luajnë edhe kualiteti i përgjigjeve të përdoruesve të cilët mund t’i ofrojnë ato përmes komunitetit të ri Q&A. Ask ka qenë duke ndërtuar një mori pyetjesh dhe përgjigjesh nga përdoruesit e saj në fazën testuese private të këtij viti dhe i ka lejuar të gjithë që të kërkojnë një ftesë për të marr pjesë në fillimin e ditës së martë.

LEXO EDHE:  Çfarë është Artikulli 13 i ligjit të ri Evropian të të drejtave të autorit?

Lajmet e fundit>