Lajmet

ASUS adreson sulmin me maluerë ndaj sistemit të përditësimeve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Mars 2019
0
Kompania do të përdorë enkriptimin fundor tashmë. Këto ndryshime pas skenave duhet të parandalojnë sulmet të ngjashme. ASUS adreson sulmin me maluerë ndaj sistemit të përditësimeve

ASUS mund të ketë dërguar maluerë në kompjuterët tanë me anë të përditësimeve por të paktën ka gjetur një zgjidhje.

Prodhuesi i kompjuterëve publikoi një version të ri të Live Updates për laptopët i cili adreson sulmin me backdoor-in ShadowHammer.

Gjithashtu premtoi mekanizma të shumta sigurie për të reduktuar shanset e përsëritjes së një skenari të ngjashëm në të ardhmen.

Kompania do të përdorë enkriptimin fundor tashmë. Këto ndryshime pas skenave duhet të parandalojnë sulmet të ngjashme.

ASUS vazhdimisht tha se ShadowHammer ka prekur vetëm një numër të vogël dhe specifik përdoruesisht. Sipas saj ka qenë një sulm më shumë drejt disa organizatave nga hakerët shtetëror të sponsorizuar sesa ndaj përdoruesve të përditshëm.

Ndërsa rregullimi është i mirëpritur, shtrohet pyetja çfarë ka qenë duke bërë ASUS gjatë gjithë kësaj kohe. Mjetet e përditësimit janë një prej shënjestrave kryesore të hakerëve sepse jo vetëm që janë të besueshëm por edhe japin akses deri në komponentët më kyç të sistemeve operativ.

Siguri e lartë është një domosdoshmëri për kompanitë të cilat duan të mbajnë produktet dhe konsumatorët e tyre larg duarve të hakerëve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telekomi i Kosovës kërkon mese 22 milion euro nga qeveria e Kosovës

Lajmet e fundit>