Harduer

Asus do të nxjerrë PadFone 2 më 16 tetor 2012

Publikuar , 23 Shtator 2012
0
Asus do të nxjerrë PadFone 2 më 16 tetor 2012

Asus kohët e fundit dërgoi ftesa mediatike për nxjerrjen e smartfonave të planifikuar më 16 tetor të këtij viti.

Ndryshe nga kompani të tjera që janë të fshehta në këto lloj punësh dhe ngjarjesh, Asus e bëri të qartë se PadFone 2 do të jetë në qendër të vëmendjes të martën e tretë të muajit të ardhshëm.

PadFone 2 do të prezantohet në të njëjtën kohë në Taipei dhe Milano . Testimet e kohëve të fundit tregojnë se do të ketë processor Snapdragon S4. PadFone origjinal ka qenë ajo se çfarë kërkoi që të bënte Motorola me Atrix, një koncept që ndoshta ishte para kohe.

Njësoj si The Verge e përshkroi, PadFone është një aparat celular që shërben si mbajtës për të gjtiha të dhënat tuaja. Pjesët më interesante janë aksesorët që do të ketë. Stacioni PadFone e kthen telefonin në një tabletë.

Çdo gjë në tabletë është e fuqizuar nga telefoni. Në fakt nuk punon nëqoftëse ai nuk është i lidhur.

Ka shumë pjesë të lëvizshme si tastierë që vendoset në mënyrë portative dhe kufje që ju lejojnë të bëni lajmërime gjatë kohës që jeni duke punuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Asus RT-AX99U një router Wi-Fi 6 me kapacitet 6Gbps

Lajmet e fundit>