Harduer

Asus prezantoi laptopin e parë në botë me procesor AMD Ryzen

Publikuar , 31 Maj 2017
0
Procesorët mobil të Intel maksimalisht përmbajnë deri në katër bërthama prandaj ngelet për tu parë se çfarë do të bëjë një laptop me tetë bërthama Ryzen. Asus prezantoi laptopin e parë në botë me procesor AMD Ryzen

Siç ishte premtuar Asus më në fund zbuloi ROG Strix GL702ZC, laptopin e parë në botë me procesor AMD Ryzen.

Ajo që nuk pritej ishte mungesa e një APU-je Raven Ridge e cila do të debutonte këtë Verë. Megjithatë laptopi gjithashtu shërben si debutimit për grafikat Radeon RX 500.

Asus thotë se laptopi praktikisht është një desktop në brendësi të tij. Modeli i rangut më të lartë përmbajnë një procesor Ryzen 7 1700 me tetë bërthama por ka modele edhe me procesorë Ryzen 5 1500 me gjashtë bërthama dhe Ryzen 3 1200 me katër bërthama.

Procesorët mobil të Intel maksimalisht përmbajnë deri në katër bërthama prandaj ngelet për tu parë se çfarë do të bëjë një laptop me tetë bërthama Ryzen.

Përfshirë në laptop do të jetë edhe grafika Radeon RX 580, kampioni më i fundit i AMD-së. Edhe pse mungojnë detajet e saj, RX 580 mund të “copëtojë” çdo lojë në rezolucion 1080p.

Kjo kartë grafike do të mbështetet nga teknologjia FreeSync në ekranin IPS të laptopit. Rog Strix ka hapësirë për 32GB RAM DDR4, 512GB disk solid NVMe por edhe një hard disk mekanik.

Në aspektin e konektivitetit laptopi ka një portë gigabitëshe interneti, 802.11ac Wi-Fi dhe Bluetooth 4.1. Gjithashtu do të gjeni tre porta USB-A, një portë USB-C dhe një lexues karte SD. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Laptopët ZenBook dhe VivoBook zëvendësojnë trackpadin me një ekran

Tags >

asus
Lajmet e fundit>