Harduer

Asus prezanton monitorin e parë në botë me frekuencë 240Hz

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Maj 2019
0
Ai do tu shërbejë lojtarëve kompetitivë në lojëra si League of Legends apo CS:GO të cilat mund të luhen në frekuencë të lartë. Asus prezanton monitorin e parë në botë me frekuencë 240Hz

Asus ishte ndër kompanitë e para të lançonte monitorën USB-C dhe tashmë është përsëri e para me dy dizajne unike. I pari është ZenScreen Touch, një ekran me prekje 15.6-inç 1080p dizajnuar për tu lidhur me smartfonët dhe laptopët. Përdorimi kryesor i tij është për aplikacionet e fokusuar në produktivitet me ndërfaqe komplekse.

ZenScreen Touch ka bateri 7,800 mAh dhe vjen me një kasë mbrojtëse e cila paloset për ta mbajtur ekranin e orientuar vertikalisht.

Asus

ROG Strix XG17 është një tjetër monitor 1080p portativ por ka në fokusuar diçka tjetër, adhuruesit e lojërave. Është monitori i parë në botë me frekuencë 240Hz dhe ka panel IPS 17.3-inç.

Monitori vjen edhe me dy porta USB-C, Micro DMI dhe bateri 7,800 mAh për 3 orë jetëgjatësi bateri me 240Hz. Bateria jeton më tepër në frekuenca më të ulëta rifreskimi.

Ai do tu shërbejë lojtarëve kompetitivë në lojëra si League of Legends apo CS:GO të cilat mund të luhen në frekuencë të lartë.

Nuk ka informacion rreth çmimit e as disponueshmërisë ndërsa sa i përket të parit, ZenScreen Touch ai pritet muajin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gazetaret femra në Ballkan përballen me abuzime online

Tags >

asus
Lajmet e fundit>