Harduer

Asus shpalos detaje rreth konceptit Waveface

Publikuar , 23 Shkurt 2010
0
Asus shpalos detaje rreth konceptit Waveface

Projekti Waveface fokusohet në lëvizshmëri dhe në cloud computing. Ekzistojnë gjithsejtë tri produkte koncepte në kuadër të Waveface: Casa, Light dhe Ultra.

Waveface Casa është një qendër argëtimi dhe portal interneti. Veçohet me një ekran të madh, që është i mbuluar në shumicën e territorit të tij në rastet kur nuk e shfrytëzoni, ndërsa në të vyejtën kohë shfaq në disa zona të vogla informacione relevante sipas nevojës.

Waveface Light është një hibrid fleksibil tablet/netbook që mund të pëdoret si një konfigurim i zakonshëm tastierë-ekran apo mund të paloset në rrafsh për shfrytëzim sikurse tablet.

I fundit është koncepti Waveface Ultra që është një pajisje e dorës që veçohet me qasje në çfarëdo kohe në informacion dhe sikurse Light mund të paloset në formë të rrafshët për të ofruar ekstra zonë për shikueshmëri.

LEXO EDHE:  ZTE është kompania e radhës që sjell një telefon 5G

Lajmet e fundit>