Harduer

ASUS shpalos produkte të reja në linjën e laptopave të saj

Publikuar , 14 Korrik 2009
0
ASUS shpalos produkte të reja në linjën e laptopave të saj

Prodhuesi i laptopave nuk ka kërkuar favoritin në këto modele pasi që janë përfshirë edhe AMD edhe Intel, në njësitë e reja.

Tek 17.3 inçëshat, K70AB-TY002C dhe TY001C janë më të mëdhenjtë e grupit, që të dy me procesorë AMD. 2C përdor AMD Turion 64 X2 RM 74 (2.2 GHz), gjersa 1C ngritën punën me një Turion 64 X2 Ultra ZM-84 (2.3 GHz). Duke pasur parasysh procesorë të ndryshëm në një anë, që të dy makinat arrijnë me 4GB DDR2 memorie dhe një kartelë grafike të integruar ATI Mobility Radeon HD 4570 me 512 MB.

Modelet tjera 15.6 inç, U50VG-XX060C arrijnë të pajisura me një Core 2 Duo T6500 (2.1GHz), 4GB RAM, Nvidia GeForce G 105 M me 512 MB, 250 GB hard disk, HDMI port dhe një ueb kamerë 1.3 megapiksel.

Një makinë tjetër Intel është F52Q-SX071E me procesor T3200 dual-core (2GHz), 2GB RAM, dhe çipset  GL40. Ky është i dedikuar për biznes.

I fundit është K50AB (AMD Turion 6 4×2 Ultra ZM-84) dhe KB0IHJ (Intel Pentium dual-core T4200) me 4GB RAM, dhe kartelë grafike ATI Mobility Radeon HD 4570 apo Intel GMA X4500 HD.
Sa  i përket çmimit ai nuk është bërë i ditur.

LEXO EDHE:  Teknologjia super e shpejtë e USB vjen gjatë 2019-ës tek kompjuterët desktop

Lajmet e fundit>