Harduer

Asus zbulon detaje të modelit të ri Zenfone, bie në sy kamera e dyfishtë

Publikuar , 23 Dhjetor 2014
0
Asus zbulon detaje të modelit të ri Zenfone, bie në sy kamera e dyfishtë

asus-zenfone-100537404-largeAsus ka në plan një tjetër goditje me shenjestër tregun e smartfonëve. Kompania ka shfaqur një video filmike e cila ngjason me trailerin e një filmi agjentësh. Faqja në Facebook e Asus ka publikuar një spot 10 sekondësh me pamje të shkurtra të një modeli të ri Zenfone që mesa duket karakterizohet nga një kamerë të pasme të dyfishtë.

Provoni një përpëlitje të syve dhe do të humbisni të gjithë spotin. Në video shfaqen disa reflekse sikur mundohen të fshehin detajet substanciale të produktit. Bashkërisht me videon, Asus ka vendosur edhe hashtag #CES2015 dhe #Zenfone që do të thotë se në Las Vegas gjatë ditëve të para të janarit do të prezantohemi me këtë pajisje.

Ne e njohim një pajisje e cila karakterizohet nga një kamerë e dyfishtë, HTC One M8. Kjo karakteristikë i shtonte kamerës së smartfonit disa mundësi manipuluese të imazheve. Ekzistojnë kaq shumë smartfonë fantastikë, dhe Asus është duke kërkuar një kamerë të veçante që do ta veçojë nga të tjetër.

Për rikujtim, Asus lançoi një pajisje të tillë vitin e shkuar në CES. Kompania kërkon një tjetër goditje duke u munduar të ndajë vetveten nga turma me një kamerë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim. Kohët e fundit, Asus prezantoi orën inteligjente ZenWatch me sistem operativ Android Wear dhe mbase po kërkon një Zenfone i cili do ta shoqërojë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Asus prezanton monitorin e parë në botë me frekuencë 240Hz

Tags >

asus
Lajmet e fundit>