Harduer

Asus do të jetë prodhuesi i celularit të Microsoft?

Publikuar , 19 Shkurt 2010
0
Asus do të jetë prodhuesi i celularit të Microsoft?

Por sipas raporteve më të fundit që burojnë nga interneti, Microsoft do të lansojë celularin e tyre në fillim të vitit 2011 dhe sipas të gjitha gjasave ai do të ndërtohet nga Asus.

Me celularin e saj Microsoft nuk do të vendos një kapitull të ri në historinë e Windows Mobile, por ata do të rifillojnë sërish. Por mbetet të shihet nëse kësaj radhe do të godasin në shenjë.

Sipas analistit Ashok Kumar nga Northeast Securities, ka shenja pozitive që mund të priten nga kjo kompani. Një celularë me markën Microsoft është në përpunim dhe pritet që ai të jetë gati për debutimin e parë në fillim të vitit të ardhshëm/

Smartphone i Microsoft i bazuar në WinMo 7 pritet të jetë i pajisur padyshim me një ekran të ndjeshëm në prekje, dhe në tërësi do të ndërtohet nga Asus.

Por deri më tani asnjëra prej këtyre dy kompanive nuk ka konfirmuar apo hedhur poshtë lajmin e paraqitur.

LEXO EDHE:  Ora e cila i kushtoi miliona dollarë shpikësit të saj u shit në ankand

Lajmet e fundit>