Harduer

ASUS prezanton ARES, kartelë grafike me 4GB memorie

Publikuar , 09 Korrik 2010
0
ASUS prezanton ARES, kartelë grafike me 4GB memorie

Asus ka prezantuar Ares në CeBIT 2010, dhe kjo kartelë grafike që u prezantua atje ka dy GPU Radeon HD5870 dhe një kapacitet mahnitës memorie prej 4GB.

E tërë kartela ka një ftohës masiv të bakrit që peshon rreth 2.25 kilogram dhe natyrisht për ta fuqizuar këtë monstrum grafik, ju duhet të keni së paku 750 kW të ndarë për të që vetëm të ndezet kartela grafike.

Analistët kanë theksuar se kjo kartelë grafike është diçka që nuk u sugjerohet atyre që kërkojnë diçka të qetë nën tavolinën e tyre të punës, sepse ajo në fakt edhe pse është kartelë jashtëzakonisht e fuqishme, është më e zhurmshmja në treg.

   

LEXO EDHE:  Huawei premton telefonin me ekran me palosje brenda një viti

Lajmet e fundit>