Harduer

Asus prezanton Rampage III GENE MicroATX

Publikuar , 07 Korrik 2010
0
Asus prezanton Rampage III GENE MicroATX

Rampage III GENE ndërton suksesin e saj në bazë të vëllaut Rampage II dhe ngrit nivelin e performancës në një shkallë më lartë.

Rampage III Gene microATX veçohet me përkrahje për çipsetin Intel X58, përkrahje për six core Intel i7-980X, si dhe veçori USB 3.0 dhe SATA 6GB/s duke ofruar kështu formën më të shpejtë të transportimit të të dhënave që mund t’i gjenden deri më sot në treg.

Ajo është e ndërtuar për makina të fuqishme të gejmerëve dhe veçohet me çdo gjë që nevojitet: gjashtë porte që mundësojnë deri në 24GB DDR3 RAM, dy porte PCIe 2.0 x16, përkrahje për dual x 17 mode dhe Nvidia SLI apo ATI CrossFireX, 2 x USB 3.0, 11 x USB 2.0 dhe një port 1 gigabit Ethernet. Veçori mahnitëse kur paramendohet faktori i formës microATX.

Për fat të keq çmimi dhe data e paraqitjes për treg ende nuk është bërë e ditur.

LEXO EDHE:  OnePlus 6T McLaren Edition vjen me 10GB RAM

Lajmet e fundit>