Harduer

Asus shfaq ekran të ri për eksperiencë maksimale 3D

Publikuar , 19 Korrik 2010
0
Asus shfaq ekran të ri për eksperiencë maksimale 3D

Asus VG236H veçohet me një ekran 32 inç që ka rezolucion prej 1920 x 1080 pikesla, dhe që në kthim do të thotë përkrahje të plotë për video HD, në rezoluicon 1080p.

Monitori përveç kësaj ka edhe shkallë rifreskimi prej 120Hz, kohë reagimi prej 2 ms dhe bardhsëi prej 400 nits. Ai përkrah sistemin Nvidia 3D Vision, në mënyrë që maksimalisht të sjellë përmbajtje 3D në dhomën tuaj.

VG236H përdor një pal syze aktive për leximin e sinjalit 3D si dhe një “alternate frame sequencing” për të shfaqur përmbajtjen 3D. Ai arrin me një bashkësi të opsioneve për lidhje si HDMI, DVI dhe për video komponent analoge, si dhe arrin i pajisur me pakon Nvidia 3D Vision.

Asus VG236H do të paraqitet në shitje gjatë javëve në vazhdim dhe do të ketë një çmim prej 580 dollarë, ku gjithashtu janë të përfshira në çmim edhe një palë syze 3D.

LEXO EDHE:  Ky është telefoni i parë në botë me 5G

Lajmet e fundit>