Lajmet

Atari lëshon lojëra në shfletuesin tuaj

Publikuar , 04 Shtator 2012
0
Atari lëshon lojëra në shfletuesin tuaj

Nëse ende nuk e keni arritur maksimumin e pikëve në Minesweeper për Windows 8 RM, tani ju mund të luani Centipede me shfletuesin tuaj të ri IE 10.

Atari ka riprodhuar tetë nga lojërat e veta klasike – duke përfshirë Pongun, Asteroids dhe Lunar Lander – me anë të përdorimit të HTML5.

Sipas Joystiq, Atari Arcade pa pagesë u mundëson të luani versionet e modernizuara të klasikëve të Atarit në çdo shfletues.

Duke luajtur lojërat në Internet Explorer 10 në njërën nga pajisjet e juaja të reja me Windows 8, i merrni disa kontrolle të posaqëm dhe një përvojë të kënaqshme pa reklama.

Nëse ju e njihni rrugën tuaj përgjatë HTML5 dhe JavaScript, ju mund të zhvilloni dhe publikoni lojërat e juaja të kategorisë “arcade” përgjatë Atari Arcade.

Atari Arcade është një bashkëpunim mes Atarit dhe Microsoft për të shënuar ditëlindjen e dyzetë të Pongut. Atari planifikon të lëshojë edhe më tepër tituj klasikë në të ardhmen.

Tani mund të klikoni këtu dhe të luani. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telekom i Serbisë kërkon blerjen e Telekom Albania

Lajmet e fundit>