Harduer

ATI Radeon HD 5770 dhe 5750 rrëmbejnë zemrat e kritikëve

Publikuar , 13 Tetor 2009
0
ATI Radeon HD 5770 dhe 5750 rrëmbejnë zemrat e kritikëve

Para më pak se një muaji, AMD pati shpalosur me shumë entuziazëm serinë e kartelave grafike ATI Radeon HD 5800.

Dhe ka pasur arsye të mirë. Jo vetëm se Radeon HD 5800 Series, është kartela e parë që ofron përkrahje të plotë për DirectX 11, në mes të veçorive të shumta të tjera si Eyefinity, por modeli ATI Radeon HD 5870 është edhe GPU-ja e vetme dhe më e shpejta në treg, që shënon edhe herën e parë që ndodh ky rast qysh prej se AMD ka blerë ATI.

Jo vetëm këtë, por kartelat Radeon HD 5800 Series gjithashtu ofrojnë kualitet të jashtëzakonshëm të imazheve, karakteristika më të mira për konsumim të energjisë në performancë të tyre dhe janë gjithashtu edhe konkurruese me çmime.

Por sikurse që ndodh në rastin e zakonshëm me lojtarët e GPU-ve, produktet e reja të bazuara në arkitekturën më të fundit kohë pas kohe zvogëlohen në çmim, gjersa e tërë linja e produkteve përbëhet nga bashkësitë e kartelave me veçori të ngjashme, me ç’rast dallimet kryesore qëndrojnë në çmim dhe performancë.

Megjithatë me lansimin e ditës së sotme ka diçka që nuk është tipike dhe ajo është shpejtësia me të cilën AMD është gati me linjën më të fundit të produkteve.

Dita e sotme shënon shpalosjen e Radeon HD 5700 series. Pra siç po mund të kuptoni edhe vetë 5700 series, virtualisht përmban të gjitha veçoritë e 5800 series, por i drejtohet një segmenti më të ulët në treg. Në fakt, kartela më e fuqishme prej dyve që janë shpalosur sot, ATI Radeon HD 5770, ka një çmim MSRP prej 160 dollarë, duke e vendosur shumë më afër konsumatorëve. Kartela e dytë ATI Radeon HD 5750, ofrohet edhe me një çmim më të ulët mes 109 dhe 129 dollarësh.

LEXO EDHE:  55% e përdoruesve mbajnë telefonët pa i ndërruar për 3 deri në 5 vite

Këto kartela me specifikat që përmbajnë dhe çmimin e tyre vërtetë të bëjnë për vete, dhe nuk kanë faj kritikët kur tregohen jashtëzakonisht entuziastë në lidhje me këto produkte.

Lajmet e fundit>