Harduer

ATM-ja e parë në botë për valutën dixhitale Bitcoin do të instalohet në Kanada javën e ardhshme

Publikuar , 27 Tetor 2013
0
ATM-ja e parë në botë për valutën dixhitale Bitcoin do të instalohet në Kanada javën e ardhshme

Javën e ardhshme do të lançohet makina e parë në botë ATM për valutën dixhitale Bitcoin.

Sipas raportimit të faqes teknologjike Wired, makineria do të instalohet jashtë një kafeneje në qendër të qytetit Vankuver në Kanada dhe do të lejojë përdoruesit të shkëmbejnë dollarët kanadezë me Bitcoin dhe anasjelltas.

Këto makineri që mundësojnë shkëmbimin e monedhave fizike me Bitcoin janë prezantuar vazhdimisht në shfaqje dhe konferenca të ndryshme industriale dhe ka disa kompani të cilat po përpiqen të vendosin këto ATM në vende publike.

Makineria e parë që do të instalohet në Vankuver është prodhuar nga kompania Robocoin. Për të siguruar zbatimin e ligjit Kanadez, makineria do të kontrollojë identitetin e përdoruesit nëpërmjet shenjës së pëllëmbës së dorës, fotografive dhe verifikimit të identitetit.

Vlera maksimale e transaksioneve që përdoruesit mund të kryejnë në Bitcoin ATM do të jetë rreth 2700 $.

Bitconiacs, kompania përgjegjëse për vendosjen e ATM-së së parë në Vankuver, ka blerë edhe 5 makineri të tjera të cilat do t’i vendosë së shpejti në qytete të tjera të Kanadasë.

Këto makineri pritet të jenë të përhershme, ndryshe nga një ATM e ngjashme që u vendos në një hotel në San Diego vetëm për një ditë. (PCWorld Albanian)

bitcoiniacsrobocoin_large_verge_medium_landscape

LEXO EDHE:  WhatsApp thotë se po lufton lajmet e rreme por përdoruesve u vendos këto kufizime

Lajmet e fundit>