Biznes

AT&T blen T-Mobile për 39 miliardë dollarë

Publikuar , 21 Mars 2011
0
AT&T blen T-Mobile për 39 miliardë dollarë

‘Sipas deklaratës së lëshuar nga AT&T, kjo marrëveshje duhet ti mundësojë AT&T që të shtoj kapacitetin e rrjetit më shpejtë se çfarëdo alternative tjetër. Kjo marrëveshje do të lejoj AT&T të sjell edhe teknologjinë LTE (Evolucion Afatgjatë) për klientët e T-Mobile.

“Ky transaksion sjell përfitime për klientin, aksionerët dhe publikun e gjerë që do të jenë të mundshme vetëm me anë të kombinimit të këtyre dy kompanive me teknologjitë e tyre, pozicionet në spektër dhe operacionet që kanë,” tha kryesuesi dhe CEO i AT&T, Randall Stephenson. “Kjo do të përmirësojë cilësinë e rrjetit, dhe do të sjell mundësi më të avancuara LTE për më shumë se 294 milionë njerëz.

Sipas kësaj marrëveshje, pronari i deritashëm i T-Mobile USA, Deutsche Telekom pos parave të gatshme do të marrë edhe 8% aksione në AT&T, marrëveshje që është pranuar nga bordi i drejtorëve të kësaj kompanie. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Huawei thirrje SHBA të tërhiqet nga sjellja e një humbësi

Lajmet e fundit>