Softuer

Audi krijon hapësirë virtuale brenda Playstation Home

Publikuar , 22 Shtator 2009
0
Audi krijon hapësirë virtuale brenda Playstation Home

Audi Space, ashtu siç edhe do të njihet produkti, pritet të paraqitet në fund të vitit 2009. Në fillim kjo hapësirë do të veçohet me kanalin Audi TV, i cili do të sjellë video materiale në lidhje me autoprodhuesin gjerman.

Në dhjetor të vitit 2009, Audi Space do të zgjerohet dhe do të përfshijë shtegun vertikale, që është një veçori futuristike argëtuese që veçohet me konceptin e-tron nga Audi. Lojtarët do të mbledhin energji elektrike të shpërndarë anembanë shtegut vertikal për të furnizuar me energji e-tronin, duke arritur kështu shpejtësinë më të madhe të mundshme.

Nëse tregoheni shumë të shpejt atëherë ju do të mund të fitoni edhe një vend për avatarin tuaj shtëpiak në apartamantet virtuale të Audi, që gjenden në një kullë të madhe në qendër të Audi Space.

“Shumica e të rinjëve fitojnë eksperiencat e para të vozitjes nga video lojërat” shpjegon Kai Mensing, personi përgjegjës për video lojra dhe ambiente virtuale në fushën e marketingut online të Audi.

Zyrtarët e kësaj kompanie kanë deklaruar se përmbajtje shtesë nga Audi do të shpërndahet në Audi Space, gjatë vitit 2010.

LEXO EDHE:  Krijuesi i programit hileqar të GTA Online dënohet me 150,000 dollarë dëmshpërblim

Lajmet e fundit>