Harduer

Audio player nga Samsung dhe Cowon, që tingëllojnë mirë

Publikuar , 25 Korrik 2009
0
Audio player nga Samsung dhe Cowon, që tingëllojnë mirë

I ri dhe në vendin e pestë, është Samsung S3, 80$, audio player me madhësi xhepi, me 4GB hapësirë, që ofron cilësi të shkëlqyer zëri dhe dizajn të bukur. Edhe pse S3 nuk ka aq tipare sa iPod ose Zune i Microsoft, ky player ka vlerat e veta të veçanta. Nën S3 radhitet Cowon O2 me ekran të ndjeshëm në prekje, me 8GB memorie, i cili përkrah një numër të madh formatesh multimediale, por nuk përkrah etiketat ID3 dhe nuk mund të luajë skedarët e mbrojtur nga DRM.
Zune, me 16GB, nga Microsoft mezi ia ka dalë të mbesë në tabelën tonë. Këtij modeli i duhet urgjentisht një ridizajnim dhe përmirësim i kualitetit të zërit, për ta ndihmuar të rrijë në listë me lojtarët më të mirë në treg.

LEXO EDHE:  Memoria e re Samsung dërgon smartfonët në nivelin e laptopëve

Lajmet e fundit>