Lajmet

Auditori vlerëson pozitivisht Pasqyrat Financiare të PTK-së

Publikuar , 28 Qershor 2012
0
Auditori vlerëson pozitivisht Pasqyrat Financiare të PTK-së

Auditori i Pavarur BDO Kosova LLC, ka vlerësuar pozitivisht pasqyrat financiare të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës për vitin 2011.

Sipas opinionit të auditorit të jashtëm, pasqyrat financiare të PTK-së për vitin 2011 prezantojnë drejt dhe saktë pozicionin financiar të kompanisë deri më 31 dhjetor 2011, performansën e saj financiare, ndryshimet në ekuitet dhe rrjedhën e parasë për vitin e përfunduar në pajtueshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.

Në raport poashtu thuhet se në vitin 2011, PTK ka qenë mjaft e kujdesshme në implementimin e politikave kontabël, aplikimin e ndryshimeve të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar.

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës në vazhdimësi ka qenë dhe vazhdon të jetë faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit, dhe njëkohësisht është taksapaguesi më i madh për buxhetin e Republikës së Kosovës.

Këtë vit parashihet t’i alokohen 35 milionë euro dividentë Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërsa deri më sot PTK ka transferuar rreth 25 milionë euro. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Vazhdon masakra e monedhave kriptografike, Bitcoin bie nën 4,000 dollarë

Tags >

ptkvala
Lajmet e fundit>