Harduer

AUO shpalos letër elektronike fleksibile

Publikuar , 21 Tetor 2009
0
AUO shpalos letër elektronike fleksibile

Moduli 20 inçësh EPD (Electrophoretic Displa) ka si cak informimin publik në aplikacione të shfaqjes së përmbajtjes për shkak të aftësisë së tij për të eliminuar ndriçimin nga prapa. Ai veçohet me konsumim të energjisë prej më pak se 2W si dhe ka aftësi të nivelit të 16 të hirtë.

Kompania gjithashtu ka lansuar ekranet e-libër gjashtë dhe nëntë inç me funksione të integruara për prekje. Me funksionet bazë të prekjes dhe zgjidhjes së integruar me një çip, e-libri nëntë inçësh ofron rezolucion 1024 x 768 piksela. AUO gjithashtu është duke lansuar edhe një e-libër dy pjesësh me madhësi gjashtë inç që përmban një dizajn që shpaloset dhe e bënë eksperiencën më të ngjashme me leximin e librave të zakonshëm.

Duke adoptuar teknologjinë e Sipix, e-letra inkorporon një substrat plastik, në mënyrë që ekrani të mund të lakohet në mënyrë të vazhdueshme, duke e bërë më të ngjashëm me letër – në fakt, deklarohet se kjo mundëson që e-letra të mos thyhet. Nuk ka nevojë për elektricitet gjatë leximit, pasi që konsumon energji vetëm kur rifreskohet imazhi.

“Prodhimi masiv i e-letrës fleksibile do të shtyjë para valën e re të revolucionit lexues” tha Dr. CT Liu, Senior Zëvendës President dhe Menaxher Gjeneral i Biznesit të Produkteve të Ekraneve për Konsumatorë të Grupit AUO. “Me përkrahje të plotë për kapacitetin e panelit në gjenerata të ndryshme të fabrikimit, AUO aplikon linjat 4G për të prodhuar e-tag, linjat 5G për panele gjashtë deri në dhjetë inç, dhe linjën 6G ose 7.5G për të prodhuar panele me shënime elektronike”.

AUo pret që të paraqet në treg mostrat e para për konsumatorë në vitin 2010 dhe të fillojë prodhimin masiv më vonë gjatë asaj periudhe.

LEXO EDHE:  Hubi i ri i Sony është lexuesi më i shpejtë në botë i kartave SD

Lajmet e fundit>