Biznes

Australia i kërkon Google dhe Facebook të ndajnë fitimet nga reklamimi me mediat

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Prill 2020
0
Qeveria i ka kërkuar autoritetit të konkurrencës të përpilojë një kod sjellje të detyrueshëm mes mediave dhe platformave dixhitale pasi dështuan diskutimet për rishikimin e pagesave. Australia i kërkon Google dhe Facebook të ndajnë fitimet nga reklamimi me mediat

Australia do të detyrojë Facebook dhe Google të ndajnë të ardhurat nga reklamimi me mediat dhe gazetat online lokale duke u bërë vendi i parë në botë që u kërkon platformave dixhitale të paguajnë për përmbajtjet që përdorin.

Vendimi i autoriteteve Australiane erdhi pasi mediat lokale u ankuan se gjigantët e teknologjisë kanë kontroll të lartë mbi reklamimin, burimin kryesor të të ardhurave të tyre.

Qeveria i ka kërkuar autoritetit të konkurrencës të përpilojë një kod sjellje të detyrueshëm mes mediave dhe platformave dixhitale pasi dështuan diskutimet për rishikimin e pagesave.

Tregu i reklamimit në Australi ka një vlerë prej 9 miliardë dollarë në vit dhe është rritur me 8 herë që prej 2005.

Për çdo 100 dollarë të shpenzuara në një reklamë online, 1/3 shkon për Google dhe Facebook.

Dhjetorin e kaluar Australia tha se Google dhe Facebook kishin rënë dakord se nuk do të abuzonin me pozitat dominuese e as të dëmtonin konkurrencën.

Dy kompanitë reaguan duke thënë se ishin të zhgënjyera nga vendimi i autoriteteve por që do të bashkëpunonin për kodin e sjelljes. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google fiton "të drejtën për tu harruar"