Biznes

Australia zbulon ambiciet e saj hapësinore

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Qershor 2020
0
Ekipi universitar është duke fokusuar energjinë tek sistemi i karburantit i cili konsiderohet si një prej sfidave më komplekse të inxhinierisë për një raketë. Australia zbulon ambiciet e saj hapësinore

Australia dëshiron të fitojë pavarësi në fluturimet hapësinore. Universiteti i Queensland dhe Gilmour Space po shkojnë përpara me një raketë të re hibride e cila mund të fillojë lançimin e satelitëve në orbitën e ulët të Tokës në 2022.

Më e rëndësishmja të gjitha raketat do të kenë komponentë të prodhuar në Australi dhe kështu vendi nuk do të ketë më nevojë të blejë teknologji nga vende të tjera.

Ekipi universitar është duke fokusuar energjinë tek sistemi i karburantit i cili konsiderohet si një prej sfidave më komplekse të inxhinierisë për një raketë.

Vendi nuk është i vetmi që shtyn përpara planet në industrinë hapësinore. SHBA, Kina dhe Rusia dominojnë këtë sektor pa përmendur aleancat si Agjencia Hapësinore Evropiane, por vendet si Australia, India dhe Izraeli po shtojnë përpjekjet e tyre.

Këto emra të rinj mund të ndryshojnë balancën e industrisë hapësinore dhe ta bëjnë atë një pjesë të zakonshme të jetëve tona. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Elon Musk sfidon autoritetet Amerikane duke rihapur fabrikat e Tesla