Lajmet

Austria goditet nga një sulm serioz kibernetik

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Janar 2020
0
Sulmi ndodhi po të njëjtën ditë ku Partia e Gjelbër shprehu mbështetjen për krijimin e një koalicioni qeverisës me konservatorët. Austria goditet nga një sulm serioz kibernetik

Ministria e Jashtme e Austrisë është goditur nga një sulm kibernetik i cili dyshohet të jetë kryer nga një vend tjetër.

Ministra tha se serioziteti i sulmit sugjeron se mund të kryhet vetëm nga një aktor shtetëror i huaj. Hakimi nisi mbrëmjen e të shtunës dhe ekspertët paralajmëruan se mund të zgjasë për disa ditë.

Sulmi ndodhi po të njëjtën ditë ku Partia e Gjelbër shprehu mbështetjen për krijimin e një koalicioni qeverisës me konservatorët.

Ministria tha se ka marrë masat e duhura por u shpreh se mbrojtje 100% nuk mund të arrihet kurrë përballë sulmeve kibernetike.

Vende të tjera Evropiane kanë rënë pre e sulmeve të ngjashme. Rrjeti i qeverisë Gjermane pësoi një sulm kibernetik të ngjashëm në Mars të 2018-ës.

Dyshohet se në sulmin e fundit ndaj Austrisë është përfshirë grupi Rus i hakerëve njohur si Fancy Bear. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakerët shpërblehen me makinën që arritën të hakonin

Lajmet e fundit>