Blog

Austria miraton ligjin që vret anonimitetin online

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Prill 2019
0
Kompanitë të cilat nuk aplikojnë atë që ky ligj kërkon mund të gjobiten deri në 500,000 euro dhe dyfishin e saj nëse përsërisin. Austria miraton ligjin që vret anonimitetin online

Nuk është vetëm Kina që dëshiron të vrasë anonimitetin online. Qeveria Austriake kërkoi miratimin e një ligj i cili u kërkon përdoruesve të vendosin emrat e tyre realë dhe adresën e saktë në sajte të mëdha përpara se të komentojnë.

Ju ende mund të përdorni një pseudonim por autoritetet e kanë më të lehtë tu identifikojnë dhe lokalizojnë nëse ngacmoni përdorues ose shkelni ligjin.

Kompanitë të cilat nuk aplikojnë atë që ky ligj kërkon mund të gjobiten deri në 500,000 euro dhe dyfishin e saj nëse përsërisin.

Vetëm sajtet me 100,000 përdorues të regjistruar dhe të ardhura 500,000 në vit preken nga ky ligj. Gjithashtu do të ketë përjashtime për sajtet e-commerce si dhe ato që nuk përfitojnë para as nga reklamat e as nga përmbajtja.

Nëse aprovohet nga Bashkimi Evropian, ligji mund të hyjë në fuqi në 2020. Megjithatë shqetësimet nuk kanë munguar gjithashtu. Përshembull ndërsa është dizajnuar për të mbrojtur komunitetet e vogla në të njëjtën kohë u krijon hapësirë atyre grupeve abuzive me numër jo të madh përdoruesish dhe pa reklama. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rusia do të "shkëputet" nga interneti

Tags >

internet
Lajmet e fundit>