Siguri

Automjetet moderne të rrezikuara nga hakerët

Publikuar , 14 Maj 2010
0
Automjetet moderne të rrezikuara nga hakerët

Sipas hulumtuesve, qasja e industrisë së automjeteve ndaj sistemeve të sigurisë është e ngjashme me industrinë e kompjuterëve para paraqitjes së internetit, e cila ekspozoi kompjuterët par sulmeve dhe shpalosi shumë lëshime.

Duke përdorur një laptop dhe një softuer të veçantë, hulumtuesit e sigurisë kanë thyer sistemin kontrollues të një makine, kanë fikur frenat dhe e kanë ndalur atë gjersa po lëvizte.

Për fat, ky sulm është teknikisht mjaft i vështirë dhe rreziqet për ngasësin janë të ulëta. Por Tadayoshi Kohno nga Universiteti i Uashingtonit në Seattle dhe Stefan Savage pranë Universitetit të Kalifornisë, San Diego, kanë bërë të ditur auto-prodhuesit duhet të krijojnë automjete më të sigurta.

Kompjuterët ndihmojnë në kontrollimin e shumë sistemeve në automjetet moderne, prej sistemeve kundër bllokimit të frenave e deri tek periudha më e përshtatshme për ndezje të motorit. Secili sistem ka kontrolluesin e vet të dedikuar kompjuterik, që është i lidhur me një rrjet i cili mund të qaset nga mekanika përmes një porti nën tabelën e instrumenteve.

auto_haker

Këta hulumtues përmes një laptopi dhe një softueri të quajtur CarShark kanë dërguar sinjale në rrjetin e automjetit, dhe kanë deshifruar gjuhën për kontrollimin e sistemeve. Në testime, ata ishin në gjendje të ndalin motorin, frenat e automjetit që po ecte me 65 kilometra në orë.

Por përveç laptopit të kyçur në makinë, hulumtuesit kanë thënë se kontrollin mund ta marrin edhe përmes sistemeve wireless dhe të operojnë punët përmes internetit, por nuk kanë ofruar detaje shtesë në lidhje me këtë pjesë.

LEXO EDHE:  Google përjashton zhvilluesin nga Play Store me 600 milionë shkarkime aplikacionesh

Lajmet e fundit>