Vëzhgim

Automjetet autonome nisin udhëtimin nga Italia për në Kinë

Publikuar , 23 Korrik 2010
0
Automjetet autonome nisin udhëtimin nga Italia për në Kinë

Makinat ngjyrë portokalli të quajtura Piaggio Porter Electric pëdorin kamera dhe skanerë me laserë për t’i ndihmuar navigimit dhe për të evituar aksidentet me pengesa në udhëtimin e gjatë mbi 13.000 kilometra.

Teknikët që udhëtojnë me makinat e modifikuara lartë do të marrin përsipër kontrollin “kurdo që duhet të mirret një vendim në rrugë” por ngasja në shumicën e rasteve do të jetë automatike. Makinat janë të pajisura me panele solare që fuqizojnë procesorët e kompjuerëve, sensorët dhe akutatorët e ngasjes, por vetë makinat do të fuqizohen nga motorët e tyre origjinal elektrik.

Ata kanë një shpejtësi maksimale prej 60 km/h dhe pritet që të lëvizin vetëm katër orë në ditë para se të ndalen të mbushen. Motorët do të përdorin gjenerator me benzin nëse nuk mund të arrihet tek një prizmë për mbushje me rrymë të cilat nuk mund të gjinden në regjione të largët, dhe një kamion që bartë makina tjera alternative është duke udhëtuar me shoqërinë, në rast se ka ndonjë prishje mekanike.

“Ajo çfarë ne po bëjmë është testimi i sistemeve tona dhe vëzhgimi i asaj nëse ato punojnë në një ambient real, me kushte të vërteta atmosferike, me trafik të vërtetë dhe me njerëz të çmendur që vetëm kapërcejnë rrugën para jush dhe me automjete që u prejnë rrugën” tha Alberto Broggi, lideri i projektit.

Ekspedita që është duke u organizuar përmes një fondi prej 2.3 milion dollarë të ofruar nga Këshillii Hulumtues Evropian, pritet të mbledh rreth 100 terrabajt të dhëna në mënyrën sesi automjetet autonome performojnë në kushte të ndryshme të ngasjes. Hulumtuesit po shpresojnë që të dhënat do t’i ndihmojnë ata të zhvillojnë automjete që vet-drejtohen në miniera dhe automjete për ferma.

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Por z. Broggi shpreson se automjetet pa ngasës janë ende 20 vite larg prej paraqitjes në treg. Një projekt i veçant për të testuar vet-drejtimin ka parashikuar se kjo teknologji mund të arrijë në nivelin e përkryer brenda 10 viteve. 

Lajmet e fundit>