Biznes

Autoritetet Amerikane kundërshtojnë blerjen e Activision Blizzard nga Microsoft

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Dhjetor 2022
Komisionerët e FTC votuan në favor të bllokimit. Edhe pse përpjekjet e FTC për të bllokuar marrëveshjen nuk do të thotë fundi i saj, padia mund të zgjatet deri në Korrik të vitit të ardhshëm kur shkrirja ishte parashikuar të ndodhte. Autoritetet Amerikane kundërshtojnë blerjen e Activision Blizzard nga Microsoft

Komisioni Federal Tregtar dërgoi një padi për të bllokuar blerjen 68.7 miliardë dollarëshe të Activision Blizzard nga Microsoft.

FTC filloi të hetonte marrëveshjen dhe impaktin e saj potencial mbi industrinë e video lojërave menjëherë pas u njoftua në Janar të këtij viti.

Agjencia ishte e shqetësuar dhe nuk hezitoi të vendosë në funksion mekanizmat e saj për bllokimin e marëveshjes. FTC tha se nëse marrëveshja shkon përpara, Microsoft mund të “nënshtrojë” konkurrentët përballë konsolave të saj Xbox, përmbajtjeve gaming dhe biznesit cloud-gaming.

“Microsoft e ka provuar se mundet dhe ka vullnetin për të penguar rivalët gaming,” tha Holly Vedova, drejtor i Byrosë së Hetimit pranë FTC.

“Sot kërkojmë që të ndalohet Microsoft nga marrja nën kontroll e një studioje lider zhvillimi të video lojërave dhe përdorimin e saj për të dëmtuar konkurrencën e një tregu dinamik dhe me rritje të shpejtë.”

Komisionerët e FTC votuan në favor të bllokimit. Edhe pse përpjekjet e FTC për të bllokuar marrëveshjen nuk do të thotë fundi i saj, padia mund të zgjatet deri në Korrik të vitit të ardhshëm kur shkrirja ishte parashikuar të ndodhte.

Kundërshtari më i madh i shkrirjes është padyshim Sony, dhe rivali numër një i Microsoft në industrinë gaming. Kompania është shprehur e shqetësuar se Microsoft mund ti bëjë disa tituj shumë popullor si Call of Duty një ekskluzivitet i Xbox që do ti kushtonte kompanisë qindra miliona dollarë humbje çdo vit.

Microsoft është shprehur se do ta mbajë Call of Duty në PlayStation dhe madje ofruar një marrëveshje 10 vjeçare Sony. Pak përpara se FTC që dilte publikisht me qëndrimin kundër marrëveshjes, Microsoft u shpreh se kishte rënë dakord me Nintendo për të ofruar lojërat Call of Duty në sistemet e saj.

LEXO EDHE:  Policia e San Francisco do të përdorë robotët për eliminimin e objektivave me rrezikshmëri të lartë

Në fund FTC beson se shkrirja do të dëmtojë konkurrencën në tregun e video lojërave. /PCWorld Albanian