Lajmet

Autoritetet Amerikane mund të shpallin të jashtëligjshëm enkriptimin fundor

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Qershor 2019
0
Njerëzit po largohen nga platformat publike të medias sociale drejt grupeve të mbyllura të platformave të komunikimit. Edhe Facebook ka vendosur sigurinë e komunikimit dhe privatësinë në qendër të strategjisë së saj të re. Autoritetet Amerikane mund të shpallin të jashtëligjshëm enkriptimin fundor

Enkriptimi fundor është një problem i madh për agjencitë ligjzbatuese. Bota gradualisht po distancohet nga komunikimi me mesazhe i lehtë për tu dëshifruar në favor të mesazheve IP si WhatsApp, iMessage, Signal dhe Wicker dhe qeveritë kanë filluar të eksplorojnë mundësitë e tyre.

Sfida është se shërbime të tilla ofrohen nga kompani të lokalizuara në SHBA duke i bërë lehtësisht të arritshme nga autoritetet vendase.

Shërbime të tilla të komunikimit nuk janë të lidhur në mënyrë direkt me një kompani celulare apo telefon. Politico raportoi se zyrtarë të lartë të administratës Trump ishin taikuar për të diskutuar implementimin e një legjislacioni i cili do tu ndalojë kompanive të përdoren disa forma enkriptimi që agjencitë ligjzbatuese nuk i thyejnë dot.Njerëzit po largohen nga platformat publike të medias sociale drejt grupeve të mbyllyra të platformave të komunikimit. Edhe Facebook ka vendosur sigurinë e komunikimit dhe privatësinë në qendër të strategjisë së saj të re.

Problemi më i madh për qeveritë, përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara, është se privatësia e komunikimit është bërë tematikë qendrore e debateve rreth privatësisë, sigurisë dhe integritetit të informacionit.

Njerëzit po largohen nga platformat publike të medias sociale drejt grupeve të mbyllura të platformave të komunikimit. Edhe Facebook ka vendosur sigurinë e komunikimit dhe privatësinë në qendër të strategjisë së saj të re.

Një shembull sesi autoritetet monitorojnë trafikun e mesazheve është ai i WeChat në Kinë. Ky aplikacion u përdor për të minuar protestat e Sheshit Tiananmen ku u fshinë foto dhe përmbajtje rreth protestave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Problem sigurie me WhatsApp, 1 miliard përdorues duhet të përditësojnë aplikacionin

Lajmet e fundit>