Blog

Autoritetet Amerikane padisin Facebook për Cambridge Analytica

Dec 20 2018
0 Shpërndarje
Në Britani kompania u gjobit me 500,000 paund për skandalin Cambridge Analytica. Autoritetet Amerikane padisin Facebook për Cambridge Analytica

Krye Prokurori i Uashington DC paditi Facebook për rolin e luajtur në skandalin Cambridge Analytica.

Ai akuzon Facebook se ka lejuar përvetësimin e të dhënave të miliona përdoruesve.

Kjo lëvizje vjen pasi ndaj Facebook ka nisur dhjetëra hetime lidhur me skandalin. Në Britani kompania u gjobit me 500,000 paund për skandalin Cambridge Analytica.

Probleme më të mëdha priten nga autoritetet Irlandeze të mbrojtjes së të dhënave të cilat po hetojnë Facebook për disa probleme sigurie dhe shkelje të ligjit të ri GDPR të privatësisë.

Rrjeti social është duke u hetuar edhe nga Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë, Komisioni Federal i Tregtisë dhe Departamenti i Drejtësisë në SHBA. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mjafton logoja e një marke mode që një palë kufje të kushtojnë 700 dollarë më shumë

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>