Lajmet

Autoritetet Amerikane skeptike ndaj përdorimit të Kaspersky, frikë nga përgjimi

Publikuar , 11 Maj 2017
0
Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare(NSA) ngriti shqetësimin pranë senatit Amerikan dhe tha se ishte përfshirë personalisht në këtë çështje. Autoritetet Amerikane skeptike ndaj përdorimit të Kaspersky, frikë nga përgjimi Photo Source: Reuters

Inteligjenca Amerikane tha ditën e Enjte se ishin duke hetuar përdorimin e softuerit të sigurisë të Kaspersky Lab me shqetësimin e Moska zyrtare mund ta shfrytëzojë për të sulmuar rrjetet kompjuterike Amerikane.

Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare(NSA) ngriti shqetësimin pranë senatit Amerikan dhe tha se ishte përfshirë personalisht në këtë çështje.

ABC News dhe Buzzfeed raportuan gjatë javës se autoritetet Amerikane ishin të shqetësuar se spiunët Rusë mund të përdorin Kaspersky për të përgjuar apo sabotuar Amerikanët.

“Si një kompani private, Kaspersky Lab nuk ka asnjë lidhje me asnjë qeveri dhe kompania nuk ka ndihmuar e as nuk do të ndihmojë ndonjë qeveri në përpjekjet e saj të spiunazhit kibernetik,” u shpreh Kaspersky Lab.

Vetë themeluesi dhe ekzekutiv i Kaspersky, Eugene Kaspersky tha se do të ishte i nderuar të dëshmonte pranë  Senatit Amerikan në mënyrë që të largonte shqetësimet e tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rusia padit Google për shkeljen e ligjeve të vendit

Lajmet e fundit>