Blog

Autoritetet Amerikane: Valët e 5G janë të sigurta

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Gusht 2019
0
Komisioni ka bërë qëndrime të ngjashme dhe ka miratuar sigurinë e 5G që kur ka aprovuar përdorimin e pajisjeve që përdorin këtë teknologji. Autoritetet Amerikane: Valët e 5G janë të sigurta

Komisioni Federal Tregtar Amerikan tha ditën e Enjte se teknologjia 5G është e sigurtë duke hedhur poshtë shqetësimet se emetimet e valëve radio të gjeneratës së 5-të celulare janë të dëmshme.

Nuk ka pasur kurrë një provë që valët radio të 5G janë të rrezikshme. Ndërsa ato kanë frekuencë më të lartë sesa 4G, mbeten pjesë e një spektri frekuencash të cilat nuk dëmtojnë ADN e njeriut dhe njihet si radioaktivitet jo-jonizues.

Edhe frekuencat më të larta të përdorura në 5G janë disa herë më pak energjike se drita e dukshme. Në përgjigje të gazetarëve zyrtarët e FCC thanë se nuk ka shenja se valët 5G janë më pak të sigurta sesa ato 3G dhe 4G.

Komisioni ka bërë qëndrime të ngjashme dhe ka miratuar sigurinë e 5G që kur ka aprovuar përdorimin e pajisjeve që përdorin këtë teknologji.

Por deklarata e ditës së sotme është qëndrimi më direkt dhe i qartë i autoriteteve Amerikane përballë shqetësimeve në rritje për gjeneratën e 5-të të teknologjisë celulare. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  RIT Kosova (A.U.K), organizon gala mbrëmjen “Mbështet Storien e Ardhshme të Suksesit të Kosovës”

Tags >

5G
Lajmet e fundit>